Disa mënyra të thjeshta për t’ju dhënë volum flokëve të hollë

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 09:31
Disa mënyra të thjeshta për t’ju dhënë volum flokëve të hollë

Ndër problemet me të cilat përballen ata që kanë flokë të hollë është dhe mungesa e volumit. Produktet për stilim japin një rezultat të përkohshëm por gjithashtu mund të dëmtojnë flokët. Megjithatë, ka disa sekrete që japin volumin e dëshiruar pa pasur nevojë për mjete që mund t’i djegin flokët.

Së pari, është e nevojshme përdorimi i një shampoje që mbron mikrobiomën e lëkurës së kokës, që përmban antioksidantë si vitamina E, e cila forcon barrierën hidrolipide. Së dyti, aplikoni të paktën një herë në javë një maskë të veçantë për lëkurën e kokës.

Së treti, duhet treguar kujdes dhe për pjesën e gjatësisë së flokut. Stilimi me mjete të nxehta, ekspozimi ndaj diellit apo faktorë të tjerë e përkeqësojnë gjendjen e flokut. Prandaj, pas larjes, aplikoni një maskë në formë xheli me aminoacide.

Më pas, në flokët të lagur aplikoni një produkt zbutës që mund ta bëjë më të lehtë krehjen. Aplikoni dhe një vaj specifik për majat. Së fundmi, një hap po aq i rëndësishëm për të shmangur stilimin me mjete që i djegin flokët, është të bëni një prerje që do t’i bëjë flokët të duken më me shumë volum.

(Kosova Sot Online)