Disa mënyra të thjeshta si të forconi qerpikët

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 14:42
Disa mënyra të thjeshta si të forconi qerpikët

Roli i tyre është të mbrojnë sytë nga agresorët e jashtëm. Megjithatë, qerpikët e gjatë janë një tipar i bukurisë që dëshirojnë të gjitha femrat, pasi theksojnë pamjen, duke e bërë atë intensiv dhe joshëse.

Por kujdesi jo i duhur dhe stresi janë ndër shkaqet që ndikojnë negativisht te ta. Për të pasur qerpikë sa më të shëndetshëm, duhet ndjekur disa këshilla dhe trajtime natyrale që do t’i bëjnë më të trashë dhe më të gjatë.

Çdo natë duhet të largoni çdo gjurmë rimeli

Me një pastrues make up-i, fërkoni butësisht qerpikët nga rrënjët deri te skajet.

Pas hidratimit, aplikoni një produkt forcues

Kushti bazë është ta aplikoni në qerpikë të pastër. Pasi aplikojmë produktin, i krehim me furçën e posaçme. Në këtë mënyrë, lëndët ushqyese do të shpërndahen në mënyrë të barabartë nga rrënjët deri te skajet. Gradualisht shëndeti i tyre do të përmirësohet.

Fizioterapia alternative

Një zgjidhje tjetër është aplikimi i pak vaj ricini ose vaj ulliri. Vaji i bajames është gjithashtu një tjetër tonik natyral po aq efektiv. Hidhni vajin në një copë të vogël pambuku. Më pas aplikojeni butësisht mbi qerpikët duke filluar nga rrënjët deri tek majat.

(Kosova Sot Online)