Festat në prag, mos harro të zbukurosh edhe flokët

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 07:58
Festat në prag, mos harro të zbukurosh edhe flokët

Ju njohim me aksorët e vjeshtës dhe dimrit që do i japin tjetër hijeshi flokëve tuaj 

Flokët janë gjysma e bukurisë e për këtë nuk besojmë se kundërshtoni. Ndaj më tej do ju njohim me modelet më të bukura të aksesorëve që mund të përdorni në vazhdim. Duke nisur nga kapset, e deri tek kordelet që janë shumë të sofistikuar, ka gjithmonë diçka për të gjitha ju. Ka ngjyra, ka perla, ka gold dhe silver, perla të mëdha dhe të vogla. Dhe e dini çfarë është më e bukura? Do dukeni trendy, bukur, por edhe mund të mbuloni ndonjë defekt të vogël tek flokët, apo mund t’i lini ca ditë më shumë pa larë nëse sepse çdo gjë e mbulon një rreth në kokë.

Mes zgjedhjeve të Chiara Ferragnit dhe të tjerë personazheve, ju japim ca sugjerime.

(Kosova Sot Online)