Triko me zinxhir, trendi më i ri i veshjeve të dimrit

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 09:31
Triko me zinxhir, trendi më i ri i veshjeve të dimrit

Një nga veshjet më të rehatshme të dimrit janë trikot por tendencë e këtij viti janë ato me zinxhir. Janë mënyra më e bukur, komode dhe me stil në jetën e përditshme prandaj jo rastësisht ka pushtuar blogeret e famshme. Shumica e dizajneve janë në një linjë të theksuar dhe shumë fleksibël.

Kur zinxhiri është i mbyllur funksionon si jakë, ideale për dimër, ndërsa kur hapet shërben për ambiente më të ngrohta. Zgjedhja se si t’i vishni ato është e juaja, prandaj janë bërë numri një i domosdoshëm i look- ut të dimrit të këtij viti. Për sa i përket stilit, është një nga pjesët më të lehta për t’u kombinuar.


(Kosova Sot Online)