Tetë gjërat e thjeshta, për të cilat lëkura do ju falenderojë më vonë

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 08:54
Tetë gjërat e thjeshta, për të cilat lëkura do ju falenderojë më vonë

Nëse po mendoni se cfarë duhet të bëni për t’u kujdesur më shumë për lëkurën tuaj, për ta mbajtur atë të pastër dhe për të parandaluar rrudhat ne ju sjellim më poshtë disa këshilla se si të veproni sipas ‘HealthyOnline’:

1. Qëndroni larg duhanit
Nëse ju dëshironi të keni lëkurë të bukur duhet të kuptoni se konsumimi i duhanit ju dëmton menjëherë duke e bërë atë të duket më e thatë.

2. Hidratohuni
Hidratimi është thelbësorë për një lëkurë të mirë, qoftë ai i jashtëm ose i brendshëm. Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe aplikoni kremin tuaj ditor çdo ditë. Mos harroni gjithashtu për ta përshtatur me stinët dhe që të ketë faktor mbrojtës.

3. Flini gjumë
Gjumi është produkti i bukurisë më i mirë që ekziston.

4. Armiku juaj më i keq: Sheqeri
Sheqeri ju plak dhe për pasojë ju krijon rrudha.

5. Fuqitë e perimeve
Shpesh frutat dhe perimet janë një mënyrë për të ngadalësuar plakjen, falë përmbajtjes së tyre me vitamina dhe antioksidantë.

6. Konsumoni peshkun
Ose në përgjithësi, omega 3-shin. Përveç se ju sjell në humor, omega 3 ju siguron një lëkurë të bukur duke ofruar të gjitha acidet yndyrore të cilat janë të nevojshme për të luftuar kundër inflamacion të lëkurës dhe për të promovuar fleksibilitetin. Peshku i yndyrshëm dhe arra janë burime të shkëlqyeshme të Omega 3.

7. Vendoseni veten në lëvizje
Ushtrimet fizike janë një nga mënyrat më të mira për tu plakur shëndetshëm. Këshillohet 2 orë në ditë zumba, ose ecja në natyrë.

8. Meditoni
Duke medituar, ju mund të kontrolli stresin. Stresi prish ekuilibrin e hormoneve që rregullojnë gjendjen e lëkurës tuaj.
Duke medituar apo praktikuar yoga-ën, ju shmangni shfaqjen e rrudhave në lëkurë.

(Kosova Sot Online)