Nuk dini si t’i bëni thonjtë për këtë fundvit?! Ja disa ide për ju

  • 27 December 2021 - 08:40
Nuk dini si t’i bëni thonjtë për këtë fundvit?! Ja disa ide për ju

Me ardhjen e sezonit festiv, për shumicën e vajzave, ndër gjërat më të rëndësishme janë thonjtë e duarëve të tyre, të cilat duhet t’i bëjnë në mënyrë të tillë që të kombinohen me veshjet e tyre.

Ja disa ide për ju:
1. Nëse keni dyshime, nuk mund të gaboni me thonj të shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për festa. Do t’ju bëjë të ndiheni festiv menjëherë.

2. Të zinj me pak shkëlqim dhe dizanj të bardhë te gishti i unazës për thyerje. E zeza përshtatet me çdo gjë kështu që pse jo?! 

3.Pikat e vezullimit të vendosura në mënyrë individuale, disi të ndara e jo bashkë i bën thonjtë tuaj të duken shumë të veçantë.

4.Yjet metalikë
Këto janë shumë më të lehta për t’u bërë sesa duken. Gjithçka që ju nevojitet është një lustër argjendi si bazë, dhe ngjitëse me yje të artë .

5.E kuqe e ndezur, sepse e kuqja është ‘thelbi’ i këtyre festave, apo jo? Mund edhe t’i vendosni një ngjyrë tjetër për thyerje. 

6. Ylli është një prej simboleve të këtyre festave, e pse mos të jetë edhe në duart tona?

7. Nëse keni planifikuar diçka pak më formale, vendosni perlat në gishta, jo në qafë. Ngjyra fold dhe dy perla në gishtat tuaj do dukeshin perfekt.

(Kosova Sot Online)