Mbani shënim se ç’të keni më shumë parasysh këtë vit që po vjen

  • E.K /
  • 29 December 2021 - 10:36
Mbani shënim se ç’të keni më shumë parasysh këtë vit që po vjen

Si gjithmonë Viti i Ri shënon një kufi simbolik. Kemi nevojë për një ripërtëritje dhe ta bëjmë me këmbë të mbarë, të mësojmë nga gabimet dhe t’i bëjmë të ditur vetes qëllimet tona. Disa këshilla për të bërë projekt çdo dëshirë tonën në jetën praktike.

Ëndrra me sy hapur

Sipas një sondazhi të Durham University në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë e rëndësishme të fantazosh. Ëndërron me sy hapur? Për të shndërruar dëshirat e tua ka nevojë të besosh dhe të ecësh drejt asaj që nuk ke guxuar kurrë.

Shembuj praktik

Ëndrrat me sy hapur përmirëson kapacitetin për të planifikuar të ardhmen: një stimul i vërtetë për krijimtarinë dhe rritjen e aftësisë së zgjidhjeve të problemeve. Sipas studimeve kjo ndodh pasi nëpërmjet pamjeve që kemi përpunuar në trurin tonë, i japim forcë dëshirave. Shtoji detaje dëshirave të tua dhe shfrytëzo momentin para se të flesh: do të ketë efektin e meditimit, të aftë për të vendosur mendime pozitive në mendjen tuaj.

Kultivo ëndrrat

Ti japësh jetë ëndrrave do të thotë të mësosh ta bësh në jetë çdo ditë. Ndryshimet e mëdha nisin nga gjërat e vogla, e mbi të gjitha nga përpjekjet e ndryshme mendore. Të mbash një ditar të mbështet në momente të vështira, dhe ndërton një kujtesë historike që me kohën do ju kujtojë rrugën që keni përshkuar.

Përqëndrohu

Hapi i parë për të ndryshuar jetën? Vepro në mënyrë të ndryshme. Interneti është një mjet i çmuar, nëse e përdor me inteligjencë. Fokusohu te ‘timer’, është një mënyrë për të mbajtur në kontroll kohën duke shmangur humbjen e orëve të çmuara mes bisedave dhe thashethemeve të kota. Eleminoni miqësitë që flasin për gossip dhe mëso ti dedikosh më shumë vëmendje atyre që të frymëzojnë pozitivisht. Falë internetit, mund të kesh informacione të nevojshme dhe të bësh miqësi, një stimul i mirë për të gjetur kontakte të reja.

Analizo

Krijo një dokument ku të mbash gjurmët e burimeve të nevojshme, objektivave dhe të mos kalosh vështirësi. Të mbash shënim pengesat është thelbësore, sepse të ndihmon të zhvillosh strategji të reja dhe të kesh një vizion realist. Këshilla? Shmangni nënvlerësimin e barrierave. Shumë shpesh ajo që qëndron mes ëndrrave dhe suksesit është… mendja juaj! Çështja që po kërkoni nuk është qëllimi që jeni duke kërkuar, por mënyra më e mirë për ta arritur. Fokusohuni tëe dëshirat për 2017 dhe fillo të besosh.

(Kosova Sot Online)