Ja si mund të gjeni formën e duhur të reçipetave

  • A.P /
  • 12 janar 2022 - 14:54
Ja si mund të gjeni formën e duhur të reçipetave

Gjithçka që iu duhet të dini kur dëshironi të dukeni seksi…

Studimet tregojnë se 80% e grave blejnë reçipetat e gabuara. Në fakt blerja e veshjeve dhe aksesorëve në bazë të formës së trupit, është një mister në vetvete. Ju e ndjeni kur një palë reçipeta janë të papërshtatshme për ju, rripat ju bezdisin dhe ndjeni siklet tek gjinjtë.

Përmes këtij artikulli, do t’ju ndihmojmë sado pak në procesin e blerjes së reçipetave , me sugjerime mbi stilet e duhura të tyre dhe pse ato funksionojnë për tipin tuaj të trupit. (Mund të na falënderoni më vonë).

Stil i rregullt

Disa zonja të imëta me bust të vogël nuk kanë nevojë për shumë mbështetje për gjoksin e tyre, një palë reçipeta të buta trekëndësh ose pa balkonçina do të ishin një opsion i mirë i përditshëm. Për ato që duan një gjoks më të ngritur, mund të këkrojnë një palë me kupa push-up dhe tela të poshtëm.

Stil atletik

Gratë me trup sportiv kanë tendencë të kenë një gjoks të gjerë, ku reçipetat me kupa të ndara dhe formë ‘U-je’ në qendër, mund të jenë super të rehatshme. Një palë sutjena sportive me një zonë gjoksi të ndarë dhe me një mbështetje solide )jo shumë e ngushtë, duhet të jenë gjithashtu element kryesor për çdo aktivitet sportiv.

Bust

Një gjoks i madh kërkon një impenjim pak më specifik në blerjen e reçipetave, por mund të kërkoni për reçipeta me rripa të gjera të rehatshëm me mbulim të plotë. Një palë balkonçina të mira mund të sigurojnë mbështetje, ngritje dhe ndarje në të njëjtën kohë.

Formë dardhe

Gratë me një bust të imët mund të veshin pa problem reçipeta shumë komode, edhe pa rripa. Prë një palë me rripa, zgjidhini me rripa të ngushtë në mënyrë që të mos ju rrëshqasin nga supet.

Forma të lakuara

Zgjedhja e reçipetave mund të jetë pak problem për ju, nëse nuk gjeni dot komfortin dhe mbështetjen e duhur për gjinjtë tuaj. Zgjidhni reçipeta me brez të gjerë për komfort shtesë dhe për të parandaluar daljet anësore të gjoksit. Kupat e brendshme mund të jenë një ide e mirë nëse kërkoni mbështetje dhe definim të gjoksit tuaj.

(Kosova Sot Online)