Sikur t’i hidhnim një sy koleksionit të ri të Chanel?

  • G.G /
  • 27 January 2022 - 10:27
Sikur t’i hidhnim një sy koleksionit të ri të Chanel?

Koleksioni i markës prestigjioze “Chanel” u çel këtë vit me modelen Charlotte Casiraghi, e cila qëndronte mbi një kalë.

Shtëpia e modës së shpejti synon që të kapë nivelet e fitimit të vitit 2019 me koleksionin e ri. Kërkesa e fortë ka çuar në rritje të jashtëzakonshme çmimesh, me disa stile klasike të çantave, tani me çmim 40% më shumë se në muajt e parë të 2020-s.

I ndjeri Karl Lagerfeld , i cili preferonte festat madhështore, me siguri do ta kishte adhuruar hyrjen me kalë në pasarelen e “Chanel”-it për këtë vit. Megjithatë, Virginie Viard, e cila mori drejtimin e Chanel-it tri vjet më parë, ka sjellë ide inovative. Sakaq, seti elegant që shikoni në fotot e mëposhtme u krijua nga artisti francez Xavier Veilhan.

“Unë u frymëzova pak nga vitet ’20, me pendët dhe thekët”, tha për revistën “Vogue” drejtoresha artistike e “Chanel”-it, Viard.

  “Prezantim i koleksionit nën masa të rrepta sigurie anti-COVID”

Përpara se të niste prezantimi i koleksionit të ri, të pranishmëve iu kërkua të tregonin prova të vaksinimit dhe një rezultat negativ të antigjenit në hyrje.

Po ashtu, maskat N95 ishin një kod veshjeje e detyrueshme dhe distancimi social duhet të respektohej.

(Kosova Sot Online)