Mbaron retrograda e Venusit dhe ja si do ndryshojnë gjërat tani

  • G.G /
  • 31 January 2022 - 10:12
Mbaron retrograda e Venusit dhe ja si do ndryshojnë gjërat tani

Janari po mbaron dhe kështu më në fund edhe retrograda e Venusit (Afërditës) që na ka shoqëruar të gjithë këtë muaj. Nëse ju vetë nuk ju ka ndodhur, me siguri keni dëgjuar për ndarje mes çifteve, keqkuptime, debate, sepse pikërisht këtë sjell retrograda e planetit të dashurisë. Por më në fund më 29 janar Venusi shkon direkt dhe kjo rrjedhimisht sjell ndryshime. Në vazhdim lexoni sesi do të ndikojë tek shenja juaj:

Dashi – Venusi direkt do t’ju ndihmojë në marrëdhënien që keni me kolegët dhe me reputacionin tuaj. Nëse gjërat kanë shkuar si mos më keq gjatë retrogradës, tani gjërat që mësuat do t’i vendosni në praktikë.

Demi – Këtë muaj keni qenë duke rivlerësuar marrëdhëniet me të tjerët. Tani është koha kur do shihni rezultatet dhe puna juaj të japë frytet.

Binjakët – Ka qenë një sfidë për ju këtë muaj të ruanit marrëdhëniet, por edhe të mbronit energjinë tuaj. Tani e keni marrë mësimin dhe do e vendosni në zbatim.

Gaforrja – Teksa Venusi ka qenë retrogradë disa nga marrëdhëniet tuaja kishin ngecur, por kjo do ndryshojë. Së shpejti do merrni qartësimin që keni dashur nga një marrëdhënie romantike.

Luani – Venusi retrogradë bëri që të rikonsideronit sesi e kaloni ditën, por së shpejti do i merrni përsipër përgjegjësitë tuaj dhe do të arrini diçka të madhe për këtë vit.

Virgjëresha – Venusi ju shtyu të rivlerësonit marrëdhëniet me të tjerët, por tani është koha të çliroheni. Nëse keni qenë në mëdyshje për një lidhje të re, do qartësoheni së shpejti.

Peshorja – Këtë retrogradë marrëdhëniet me të tjerët kanë qenë të agravuara, sidomos në shtëpi ku keni vendosur disa kufinj. Në vazhdim do të merrni një kthesë për në drejtimin e duhur.

Akrepi – Do të jetë më e thjeshtë për ju të komunikoni idetë dhe opinionet tuaja tani që Venusi u kthye direkt. Është koha të ndani informacionet që dini dhe të mos hezitoni të flisni.

Shigjetari – Është koha të ndryshoni marrëdhënien që keni me disa gjëra. Keni qenë të etur për të parë një progres me financat dhe tani më në fund gjërat do përmirësohen.

Bricjapi – Venusi kthehet direkt dhe ju tani do ndiheni më shumë vetvetja. Është koha të vini në zbatim ato që keni pasur në mendje për të përmirësuar marrëdhënien që keni me veten tuaj.

Ujori – Gjatë Venusit retrogradë keni pasur dëshirë të qëndroni në vetmi, por prisni që kjo të ndryshojë. Analiza që i keni bërë vetes do t’ju ndihmojë të keni një marrëdhënie më të mirë me të tjerët dhe do t’ju bëjë të ecni përpara.

Peshqit – Venusi kthehet direkt dhe tani do merrni sqarimin që keni kërkuar mes njerëzve që ju rrethojnë. Më në fund do arrini të zgjidhni disa çështje që ju kanë munduar këto kohë.

(Kosova Sot Online)