Shikoni mirë foton – çfarë ju tërheq vëmendjen më parë?

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 12:40
Shikoni mirë foton – çfarë ju tërheq vëmendjen më parë?

Një iluzion optik që është gjithashtu një test interesant i personalitetit tuaj

E patë më parë barin, pasqyrën apo vajzën? Vetëm një vështrim në këtë iluzion optik do t’ju zbulojë aspektin e saktë dhe interesant të nënndërgjegjes suaj.

Ky test i vogël i personalitetit nuk është i komplikuar; foto tregon një vajzë në bar me një pasqyrë në dorë.

Shikoni mirë dhe mbani në mend se çfarë ju tërhoqi më shumë vëmendjen kur patë foton.

Vajza

Nëse keni parë fillimisht një vajzë, ju jeni tipi që gjithmonë do të vendosni ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve para jush dhe dëshirave tuaja. Jeni emocionalisht shumë inteligjent, i dhembshur, i këndshëm, i aftë për të dëgjuar, këshilluar dhe ndihmuar.

Ndonjëherë duhet të mendosh për veten në fillim dhe vetëm pastaj për të tjerët, që të mos jesh gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të fundit… Përndryshe, shumë do ta përdorin atë në mënyrën e gabuar.

Pasqyra

Nëse keni parë pasqyrën së pari, ju keni kontroll të madh mbi emocionet tuaja. Jeni objektiv, në gjendje të perceptoni në mënyrë të arsyeshme situatën në të cilën ndodheni. Ndonjëherë jeni shumë të dhembshur dhe i përjetoni gjërat shumë personalisht që nuk do të duhej.

Gjithmonë gjeni një mënyrë për të ndihmuar, dëgjuar dhe vlerësuar atë që e shqetëson personin i cili ju është i afërt.

Bari

Nëse së pari shihni bar, jeni shumë të kujdesshëm për njerëzit e afërt. Ju nuk kërkoni asgjë, po e bëni gjithçka me ndershmëri, me zemër, por edhe këtu ka një problem. Domethënë, kur e shikon barin për një kohë të gjatë, nuk e sheh se pas tij ka një pyll. Duhet të jeni më objektivë në jetë.

Nuk jeni kot, tregoni hapur anën tuaj të pambrojtur dhe të dobët dhe kërkoni ndihmë kur keni nevojë. 

(Kosova Sot Online)