Fundet që do vishni gjatë 2022-shit dhe si t’i kombinoni

  • G.G /
  • 08 February 2022 - 09:37
Fundet që do vishni gjatë 2022-shit dhe si t’i kombinoni

Pesë e më shumë vitet e fundit, fundet e shkurtra kanë dominuar në të gjitha variantet e tyre. Pasarelat dhe koleksionet pranverë/verë 2022 janë plot me tendenca fundesh: nga eksperimentet me ata të gjatit, deri tek ato që të kujtojnë ditët e shkollës.

Nëse jeni në kërkim të frymëzimit, hidhini një sy modeleve që do të jenë në trend dhe këto ditë mund t’i kombinoni me pulovra, ndërsa kur të ngrohet, mjafton të ndërroni këpucët dhe pulovrën ta zëvendësoni me një bluzë.

Ka ardhur koha kur skajet me shumë shtresa dhe prerjet asimetrike janë në modë. Kombinojini me një thurje të thjeshtë dhe vendoseni fundin në qendër të vëmendjes. Ky vit do të sjellë shumë ngjyra të forta dhe të ndezura në veshje, ndaj dhe fundet do të jenë në po të njëjtat nuanca.

(Kosova Sot Online)