Dietën mund të ta përcaktojë edhe shenja e horoskopit

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 11:14
Dietën mund të ta përcaktojë edhe shenja e horoskopit

Dashi: Ushqimet e preferuara për dashin janë patate, spinaq, kastravec, thjerrëza, mollë, fasule dhe lakër. Të domosdoshme keni peshkun edhe bajamet, ju bëjnë mirë për trurin.

Demi: Ju nevojitet panxhar, lulelakër, dardhë, kungull. Ju jeni llupësit e zodiakut prandaj darkën duhet ta konsumoni herët dhe mundohuni të bëni një shëtitje të vogël pas darkës.

Binjakët: Spinaqi, domate, portokall, bishtaja, selino, kajsi, kumbulla, karota, lulelakër, kokos, vezë, grurë, janë të domosdoshme.

Gaforrja: Ushqimi tipik për ju janë perimet me përmbajtje të lartë uji, ku mund të përmendim pjeprin, lakra, rrepa, kërpudhat. Si shenjë uji që jeni mos harroni të konsumoni shumë ujë gjatë ditës edhe dieta e peshkut është e domosdoshme për ju. Eliminoni brumërat.

Luani: Fiq, limon, pjeshkë, fara luledielli, thekra duhet të jenë pjesë e dietës suaj. Mjalti, mishi dhe perimet që kanë përmbajtje të lartë hekuri janë të domosdoshme për ju.

Virgjëresha: Mos ju ndani asnjëherë limonit, bajamet, ullirin e zi, tërshërën, mishin e viçit pa dhjam edhe qengjin. Rregullsia e vakteve dhe mungesa e ndërprerjeve gjatë ngrënies është e domosdoshme për ju.

Peshorja: Vendosni një herë e mirë se çfarë e shëndetshme për ju. Asparagu, bajame, bizele, bollgur, spinaq, panxhar, ndërsa sheqeri dhe niseshteja përjashtohen. Përdorni qumësht dhe fruta. Mishin hajeni jo më shumë se dy herë në javë dhe shmangni ushqimin pikant.

Akrepi: Në dietën tuaj bëni mirë që të përfshini fiq, qepë, mustardë, zarzavate, lulelakër, arrë kokosi, qershi të zezë. Infeksionet e mishrave të dhëmbëve kërkojnë kujdes. Me çdo kusht shmangni pijet alkoolike dhe pirjen e duhanit.

Shigjetari: Ju duhet të hani mollë, tërshërë, luleshtrydhe, lëkurën e frutave dhe perimeve, hurma, qershi, domate, bishtaja, misër.

Bricjapi: Ju duhet të merrni rregullisht fiq, zarzavate, qumësht lope, portokall, limon, të verdhë veze, lakër, grurë, bajame, mish pa dhjamë, gjizë, oriz kafe, selino, peshk. Dhe mos harroni shmangni të gjitha llojet e bukës!

Ujori: Ju natyrshëm duhet t’i përfshini këto ushqime në dietën tuaj në një sasi më të madhe. Ushqimet janë arrat, peshku, dardhat, limonët, portokallet, mollët, goca deti, rrepat, misri, pjeshkat.

Peshqit: Merrni panxhar, të verdhë veze, qepë, drithëra, kumbulla të thata, limon, portokall, mollë, rrush, spinaq, pjeshkë. Mos harroni se çrregullimet e zemrës ose të mëlçisë janë të mundshme në rastin tuaj.

(Kosova Sot Online)