Vetullat më të preferuara të vitit janë ato të Gigi Hadid dhe Dua Lipa

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 11:02
Vetullat më të preferuara të vitit janë ato të Gigi Hadid dhe Dua Lipa

Vetullat luajnë një rol aq të rëndësishëm në pamjen tonë, saqë grimierët gjithmonë e më shumë po fokusohen tek ajo pjesë e fytyrës. Ndërsa trendet ndryshojnë vit pas viti, tek vetullat, natyralja po fiton mbi gjithçka. Këtë vit, nga të dhënat online, vetullat më të kërkuara janë dhe do të jenë ato të Dua Lipa dhe Gigi Hadid. E dini pse?

Të dyja bukuroshet kanë lënë natyralitetin të bëjë punën e vet. Maksimumi i ndërhyrjes që kanë bërë është heqja me pak hark, ose laminimi i vetullës që të mos jetë e lëvizshme. Në një kohë kur edhe hollimi i vetullës, po rikthehet avash-avash në modë, grimierët ende vënë theksin tek natyralja. Ata sugjerojnë që të punoni mirë me vetullën që keni, duke e pastruar e duke i dhënë formë tek një profesionist dhe maksimumi i mundit, të vendosni pak laps për mbushje.

Për frymëzim përdorni fotot e vajzave të njohura…

(Kosova Sot Online)