Ditët me shi mund të jenë të mërzitshme, por këto aktivitete do t’ju ndryshojnë humorin

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 14:21
Ditët me shi mund të jenë të mërzitshme, por këto aktivitete do t’ju ndryshojnë humorin

Shiu dhe mungesa e diellit mund të bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen në formën e tyre më të mirë. Moti me shi dhe i zymtë ka një “reputacion” të keq. Kushtet e vështira i shkatërrojnë planet tona për të dalë, por ka ende shumë aktivitete argëtuese që mund të bëni  në ambiente të mbyllura, këto kohë.

SPA

Varet nga ju nëse doni një SPA në qendër estetike apo mund ta organizoni vetë një të tillë në shtëpi. Sido që të jetë, një ditë kushtuar kujdesit për veten do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Jepini një dorë aftësive në kuzhinë

Nuk ka rëndësi nëse aftësitë tuaja janë tashmë të ngjashme me të një Chef-i, ose nëse mezi dini të zieni një vezë. Në internet ke pafund receta gatimi që duhet t’i provoni e më pas t’i shijoni në divanin tuaj të ngrohtë – në zgjidhje perfekte për një ditë me shi!!

Organizoni pak jetën me atë rast

Nëse ditët me diell janë më të predispozuara t’ju shtyjnë drejt rrëmujës, ditët me shi janë të duhurat për të bërë disa sistemi në shtëpinë, tuaj, duke nisur nga dollapi i rrobave te gotat. Nëse keni nevojë për pak frymëzim, e duhura është Marie Kondo.

Shikoni filma

Mirë! Ky është aktiviteti që bëjnë shumica prej nesh. Ditët me shi dhe filmat-kombinimi perfekt. Mund të shikoni të gjithë triologjinë e Dark Knight nga fillimi në fund. ose mund të përfundoni serialin tuaj të preferuar. (turk sidomos)

Koha për shopping

Ditët me shi janë të idealet për të humbur në qendrat tregtare në kërkim të rrobave që keni parë tërë këto ditë në Instagram. Nuk keni pse shqetësoheni për kohën, është e gjitha në dispozicionin tuaj. Kujdesuni vetëm që të keni marrë rrogën.

Koha për puzzle

Nëse jeni të dhënë pas enigmave, më besoni kur them se kompletimi i një puzzle me 1000 pjesë është më i kënaqshëm se çdo aktivitet tjetër.

‘Girls time’

Telefono gocat, bli patetina, pije me gaz, pizza, mbyll perdet dhe ‘voila’! Koha për t’u rrëfyer.

Mësoni gjëra të reja

Po ditët e sotme mund ta bësh këtë duke qëndruar në shtëpi. Ka pafund video online për aktivitete të pafundme që mund t’i nisni në çdo lloj moshe. Mësimi i një gjuhe të re për shembull.

(Kosova Sot Online)