Të veshësh dy ngjyra? Po, por mëso kush shkon me kë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 10:01
Të veshësh dy ngjyra? Po, por mëso kush shkon me kë

Për të pasur një shkëlqimin e plotë, është e rëndësishme të kombinoni ngjyrat në mënyrën e duhur.

Nëse dëshironi të provoni veten në një lojë interesante mode, hidhini një sy disa kombinimeve të njohura dhe efektive të ngjyrave me të cilat veshja juaj do të jetë e përsosur.

E verdha me jeshile të ndezur

Kombinimi i këtyre ngjyrave është aq i fuqishëm sa nuk mund të kaloni pa u vënë re.

Bluja e çelur shkon me rozën

Mund t’i kombinoni në njëqind mënyra dhe kombinimi i nuancave të bebeve është perfekt për një pamje të përditshme.

E gjelbër e ndezur me të kaltrën e errët

E gjelbra është simbol i natyrës dhe rritjes së saj, po ashtu një ngjyrë që krijon një ndjenjë qetësie. Kombinojeni me të kaltrën e errët dhe do të merrni një kombinim për t’u mbajtur mend.

E zeza me ngjyrën bezhë

Për t’i dhënë freski të zezës, ngjyra më e errët dhe më elegante kombinohet më së miri me nuancat bezhë.

E kaltra me të verdhën

E kaltra dhe e verdha janë një kombinim shumë i bukur, pavarësisht nuancave që zgjidhni. E kaltra shkon shumë me të verdhën pastel dhe nuancat pak më të buta të së kaltrës me nuancat e verdha të ndezura.

(Kosova Sot Online)