Ç’thonë letrat Tarot për çdo shenjë horoskopi këtë javë

  • G.G /
  • 08 March 2022 - 10:22
Ç’thonë letrat Tarot për çdo shenjë horoskopi këtë javë

Një kartë udhëkryqi përfaqëson këtë javë. Kjo sugjeron që ne të gjithë të hedhim një vështrim në rrugëtimin tonë të jetës dhe të vlerësojmë. Çfarë është ende e rëndësishme? Çfarë i ka shërbyer qëllimit dhe është gati për t’u çliruar? Çfarë ju mungon apo dëshironi? Nëse keni qenë në këtë rrugë për një kohë të gjatë, kjo nuk do të thotë se keni ngecur atje. Merrni frymë thellë dhe rishikoni se çfarë duhet të ndryshojë.

Dashi – Dikush ose diçka nga e kaluara juaj kthehet këtë javë dhe është dikush ose diçka që ju bën të ndjeni pak keqardhje ose pikëllim. Pranojeni këtë emocion, por mbani mend se është thjesht një rikthim. Çfarëdo që ka ndodhur ka kohë që ka kaluar dhe nuk keni nevojë të bëni asgjë. Mos u ndalni, por ecni përpara.

Demi – Kjo javë sjell romancë, gjeste të mëdha, aventura dhe lumturi në jetën tuaj, kënaquni! Kaloni kohë me miqtë, partnerin dhe të njohurit. Shumë surpriza të mrekullueshme dhe të papritura do të shfaqen këtë javë, ndaj sigurohuni që të ndani dashurinë. Kur i buzëqeshni jetës, ajo do të kthejë buzëqeshjen menjëherë.

Binjakët – Këtë javë duhet të bëni disa korrigjime të planeve të së ardhmes, mendoni përpara dhe jini strategjik këtë javë. Ju jeni në krye të fatit tuaj. Shikoni nëse vendi ku po shkoni përputhet me atë që dëshironi në të vërtetë. Nëse jo, bëni disa ndryshime. Ju jeni në kontroll dhe është koha për ta përdorur atë fuqi.

Gaforrja – Siguria është prioriteti juaj. Ju duhet të ndiheni të sigurt, të mbrojtur dhe të qëndrueshëm në mënyrë që të funksiononi mirë. Këtë javë do mbillni fara që do lulëzojnë së shpejti. Kursimet, investimet, hipotekat, shlyerjet e borxhit të gjitha janë në shqyrtim këtë javë ndërsa përpiqeni të ndiheni të sigurt financiarisht.

Luani – Ju jeni një person emocional dhe i udhëhequr nga zemra. Shpesh i ndjeni gjërat përpara se t’i njihni ose t’i besoni ato dhe trupi juaj ka një inteligjencë të madhe emocionale. Kjo javë ju fton t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj. Vini re se ku ka strese ose tendosje (si dhimbje koke, shpatulla të shtrënguara, dhimbje të qafës ose dhimbje stomaku). Punoni për të gjetur burimin ose dhimbjet tuaja dhe përpiquni t’i zgjidhni ato.

Virgjëresha – Jeta juaj dashurore gjallërohet këtë javë. Gjeni kohë për gjysmën tuaj tjetër ose përpiquni të jeni të hapur ndaj dashurive ose miqësive të reja. Afrohuni me ata që qëndrojnë për ju, kujdesen dhe ju ndihmojnë. Shenjat e ujit (Peshqit, Gaforrja, Akrepi) janë veçanërisht të duhurit për ju tani.

Peshorja – Kur jeni në mes të një stuhie, e vetmja rrugëdalje është të shkoni përmes saj. Me çfarëdo që të merreni, ju jeni në gjysmë të rrugës. Faza e dytë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e lehtë. Këtë javë do luftoni me diçka sfiduese. Ja vlen të luftohet. Mundohuni t’i mbani gjërat faktike, racionale dhe sa më të përqendruara në zgjidhje. Mos i hidhni benzinë zjarrit. Zgjidhja është më afër se sa mendoni.

Akrepi – Festoni gjërat në jetën tuaj që kanë qenë pozitive dhe shpërblyese për një kohë të gjatë, miqtë, familja, partnerët, hobi, etj. Festoni gjithçka që keni ndërtuar. Duke bërë këtë, ju i inkurajoni ata të qëndrojnë me ju dhe ftoni edhe më shumë energji mbështetëse në botën tuaj. Shfrytëzohuni atë që keni bërë në jetën tuaj.

Shigjetari – Jo të gjitha lamtumirat janë të trishtuara apo të vështira. Disa janë në kohën e duhur, të nevojshme dhe shëruese. Kjo javë ju sjell pikërisht atë lloj lamtumire, sepse jeni gati për një horizont të ri. Kjo javë ju sjell fuqinë për të bërë një pushim. Dijeni se kjo është koha e duhur.

Bricjapi – Këtë javë përqafoni veten tuaj dhe veproni me dinjitet, hirësi dhe mirësi. Çfarëdo që ka ndodhur, lëre pas. Ngrihuni dhe ecni me kokën lart. Dëgjoni ndërgjegjen tuaj dhe veproni në një mënyrë që nuk do t’ju lërë të penduar. Le të kujdeset karma për këtë rrëmujë. Ju vetëm kujdesuni për veten tuaj. Merrni rrugën e drejtë dhe do të shpërbleheni më vonë.

Ujori – Gjeni pak kohë në javën tuaj të ngarkuar për të menduar, medituar apo reflektuar. Mund të bëni një shëtitje, të dëgjoni muzikë ose të shkruani ditar. Sido që të jetë, lini kohë për të hyrë në kontakt me nënndërgjegjen tuaj. Ka njohuri që presin të shfaqen, ju vetëm duhet t’i jepni vetes qetësi për t’i dëgjuar ato.

Peshqit – Mendoni për zakonin më të keq ose sjelljen e përsëritur negative që i shkaktoni vetes. Është diçka që ju jeni lodhur duke bërë, por duket se nuk keni qenë në gjendje ta ndaloni. Kjo javë ju sjell vendosmërinë dhe motivimin për të ndryshuar. Zëvendësojeni këtë zakon me diçka pozitive. Deri në fund të kësaj jave, mund t’ja dilni.

(Kosova Sot Online)