Po rikthehet trendi i “fytyrave pa vetulla”, a do t’i provonit dhe ju?

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 08:49
Po rikthehet trendi i “fytyrave pa vetulla”, a do t’i provonit dhe ju?

Trendi i “fytyrave pa vetulla” që mbretëronte në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar është rikthyer dhe gjithnjë e më shumë zonja kanë vendosur ta ndjekin atë.

Domethënë, zonjat e famshme, por edhe ato që i ndjekin nga afër, filluan t’i zbardhin vetullat, t’i mbulojnë me korrektor, pudër, madje edhe t’i rruajnë, të gjitha për t’u dukur sikur nuk i kanë fare.

Yjet e skenës botërore si Madonna, Kim Kardashian, Katy Perry, Lydy Gaga, Bella Hadid, Kendall Jenner, madje edhe Kanye West i mbajtën ato që në vitet e kaluara.

Në vitet nëntëdhjetë edhe nga modelet e njohura si Linda Evangelista, fytyra pa vetulla e së cilës u bë markë.

Sot ky trend trokiti sërish në dyert tona dhe shumica vendosin ta provojnë këtë ndryshim.

Është pothuajse e pamundur të mos vërehet se gjithnjë e më shumë vajza adoleshente po heqin vetullat për të qenë “moderne” dhe filtri i “vetullave të zbardhura” mund të gjendet edhe në aplikacionin TikTok.

Në të njëjtin aplikacion shenja #bleachedbrows ka mbi 53 milionë shikime, që është një tjetër dëshmi se ky trend është provuar në masë.

(Kosova Sot Online)