Beqarë mblidhuni këtu. Ja ç’thonë letrat Tarot për dashurinë

  • G.G /
  • 19 March 2022 - 11:15
Beqarë mblidhuni këtu. Ja ç’thonë letrat Tarot për dashurinë

Dashi – Ju pret rikthimi i një ishi, kujdes nga personat toksikë apo marrëdhëniet toksike. Keni mundësinë për më mirë, por duket se keni ngecur diku. Nëse tregoheni të guximshëm ju pret një fillim i lumtur me një person të ri.

Demi – I jepni fund një marrëdhënie që nuk kishte më vlerë dhe do ecni përpara me vendosmëri për të gjetur dikë të ri. Ishat vazhdojnë ju kërkojnë, por mos u ktheni pas. Kokën vetëm përpara!

Binjakët – Një miqësi që kthehet në dashuri. Kjo ju pret ju Binjakë. Gëzohuni sepse do të keni shumë harmoni mes jush dhe do arrini të ndërtoni çiftin perfekt.

Gaforrja – Keni mundësinë për të patur një fillim të ri, por jeni shumë të menduar. Ajo ç’ka duhet të bëni është të shqyrtoni opsionet sepse mes tyre ndodhet personi që po kërkoni.

Luani – Jeni në kërkim të një marrëdhënieje që ju jep siguri dhe do ta arrini këtë. Çfarë duhet të bëni është të njiheni me njerëz të rinj, ta nisni nga fillimi diçka e të lini pas të shkuarën.

Virgjëresha – Keni shumë dashuri për të dhuruar, por keni ngecur në një situatë dhe vazhdoni të përsërisni ciklin e të shkuarës. Stop mendimeve të shumta dhe dilni për të njohur njerëz të rinj.

Peshorja – Pikërisht ai lloj partneri/je që nuk kishit menduar do të vijë në jetën tuaj dhe do t’ju falë lumturi. Një marrëdhënie e gjatë ju pret nga e cila do të rilindni.

Akrepi – Pas shiut lind dielli dhe kjo vlen për ju. Pas një mërzitje të madhe që keni kaluar, duhet të duroni dhe pak sepse më në fund dikush që ju ofron stabilitet vjen drejt jush.

Shigjetari – Shumë kritikues dhe gjykues ndaj vetes Shigjetarë. Mjaft e sforcuat veten. Dilni me shoqëri dhe lini pas problemet për pak kohë. Pikërisht kur ta ndjeni veten të çliruar dashuria do vijë tek ju.

Bricjapi – Zemërthyer dukeni Bricjapë. Mundësinë për një lidhje të re e keni në dorë, por një lëndim në të shkuarën ju ka bërë të mos ecni përpara. Është koha të lini pas të shkuarën.

Ujori – Më në fund Ujorë do vendosni pikat mbi i. Do largoheni nga një situatë e të shkuarës dhe do hapni zemrën për një lidhje të re. Ajo që menduat humbje do të jetë një fitim për ju.

Peshqit – Mbaron një cikël dhe fillon një tjetër për ju. Pikërisht kur të merrni vendimin të shikoni përpara dhe t’i jepni fund marrëdhënies me të shkuarën, ju pret dikush që do t’ju dhurojë dashuri dhe stablitet.

(Kosova Sot Online)