Ky është fustani që duan francezët

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 14:43
Ky është fustani që duan francezët

Fakti që francezët mund të veshin një këmishë të bardhë me një palë xhinse dhe balerina dhe të frymëzojnë, është arsyeja që ne t’i drejtohemi stilit të tyre, për t’u frymëzuar për tonin. Ekziston kjo, natyrë jo modeste në çdo gjë që veshin, që është arsyeja kryesore që ne jemi kaq të fiksuar pas stilit të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për fustanet e thurura. Ndoshta kjo është arsyeja pse është veshja e tyre e preferuar.

Përveç prakticitetit të fustaneve të thurura, ato i japin një humor të menjëhershëm të sofistikuar paraqitjeve tona. Kjo duket se është arsyeja pse edhe francezët e duan këtë klasik.

Si e veshin francezët fustanin e thurur

Por ajo që i dallon ata është aftësia e tyre e mrekullueshme për të dalë në pah edhe me veshje të thjeshta dhe të përditshme. Francezët arrijnë të bëjnë elementet dhe pjesët klasike të garderobës, që të duken sikur kanë veshur krijime të modës së lartë. Sa i përket fustaneve të thurura, ata e trajtojnë këtë klasik të garderobës në një mënyrë të ngjashme. Nuk ka rëndësi ngjyra apo dizajni, as kostoja e veshjes. Përderisa fustani i thurur që ata zgjedhin të veshin, shpreh estetikën.

Edhe në këtë ata nuk kanë kufizime. Zgjedhin fustane të thurura, herë më klasike e herë më pak. Me fjalë të tjera, i duan linjat dhe ngjyrat klasike, si fustanet e thurura me brinjë në nuanca neutrale, por edhe modelet më intensive dhe të guximshme. Ato kombinohen me pjesë të tjera klasike, si mules apo çizmet, duke mos harruar asnjëherë rëndësinë e një bizhuteri në paraqitjet e tyre.

Në këtë mënyrë francezet arrijnë t’i japin një pamje të freskët kësaj veshjeje të përjetshme, me të cilën krijojnë kompletet më elegante pa mundim. Më poshtë, keni modelin e duhur për t’u frymëzuar.

Vishni fustanin e thurur, si francezët. Me çizme të larta. Mos harroni të vini në pah look-un me aksesorët e duhur.

Një fustan mini i thurur do të përshtatet në mënyrë perfekte me një xhaketë oversize dhe këpucë të sheshta.

(Kosova Sot Online)