A e dini se hunda gjithmonë duket më e madhe në selfie sesa që është në të vërtetë

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 19:25
A e dini se hunda gjithmonë duket më e madhe në selfie sesa që është në të vërtetë

Nëse dëshironi të bëni një selfie të mirë, atëherë keni parasysh se çdo celular do t’ju tronditë paksa…

Sipas hulumtimeve të reja, selfie-t i bëjnë hundët tona të duken më të mëdha se që janë, e gjithashtu selfie-t kanë kontribuar në rritje të numrit të ndërhyrjeve kirurgjike.

Madhësia e hundës sonë rritet për 30% kur bëjmë selfie.

Ky fenomen është duke sjell pasoja, sepse shumë njerëz po iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike për ta përmirësuar pamjen e tyre në Facebook dhe Twitter.

Vetëm në Amerikë është rritur numri i ndërhyrjeve kirurgjike në hundë për 10% brenda një viti – shifër mjaft e madhe kjo.

Duke marrë parasysh se shumica e njerëzve sot bëjnë selfie, është e rëndësishme që të mos bini viktimë e presionit për pamje të përsosur në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)