Mos i lini pa provuar këto trende prerjesh pranverore

  • G.G /
  • 01 April 2022 - 10:48
Mos i lini pa provuar këto trende prerjesh pranverore

Gocat duan më shumë se zakonisht të bëjnë ndryshime në pamje, qoftë një lyerje flokësh ose një prerje gjatë pranverës.

Stilistët e flokëve thonë se trendet e pranverës duhet të jenë argëtuese, por edhe duhet të na tregojnë më të gjalla, prandaj përgjithësisht trend janë modelet e çrregullta dhe të shkurtra. Për me tepër ju njohim me disa prej sugjerimeve të tyre.

Të gjitha llojet e balukeve

Baluket janë kthyer fuqishëm. Mund të zgjidhni baluke të gjata, të shkurtra ose të çrregullta.

Image

 

Shkallëzimi

Këtë pranverë, shkallëzimet mund t’i bëni në forma të ndryshme: shkallëzim të theksuar, vetëm në fund të flokëve, ose të theksuar në pjesën e përparme të flokëve.

Image

Bob i butë

Qëndroni te prerjet që duken të freskëta, pa vija të mprehta, të forta ose të hapura.

Pixi

Image

Është një miks i prerjes bob dhe pixie! Stilistët e konsiderojnë mënyrën e përsosur për të hequr majat e djegura, flokët e dëmtuar dhe për t’i bërë flokët të duken më të shëndetshëm dhe rinorë.

Image

(Kosova Sot Online)