Flokët / Prerjet më në modë pranverë-verë 2022

  • G.G /
  • 11 April 2022 - 11:18
Flokët / Prerjet më në modë pranverë-verë 2022

Cilat janë prerjet më të mira që do të jenë në modë këtë pranverë? Ja look-u që do të kryesojë…

Flokët me gjatësi mesatare kanë një përfitim të madh: janë mjaftueshëm të gjatë për të bërë modele, por duan dhe shumë kohë për t’u kujdesur. Zgjedhja e një prerjeje të flokëve gjysmë të gjatë për këtë pranverë mund të përfaqësojë një zgjidhje të shkëlqyer për të pasur një look të ri dhe të këndshëm, duke shijuar po ashtu edhe stinën e bukur.

Ja pesë prerje që do të jenë në modë në javët e ardhshme…

Flokë të derdhur, stil “long bob” | Është një model që do të jetë kryefjala e pranverës: elegante dhe të rafinuara, flokët kanë një gjatësi që mund të variojë pak a shumë poshtë shpatullave ose edhe fare pak më të gjatë. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e flokëve: të drejtë, me onde ose kaçurrela dhe mund të kombinohet me baluke, me vizë në anë ose në mes.

Prerje asimetrike | Në vend të dytë të klasifikimit është prerja asimetrike: mund të personalizohet sipas formës së fytyrës dhe tipologjisë së flokëve. Asimetria mund të jetë horizontale, pra me një prerje të shkurtër prapa dhe të gjatë përpara. Ose vertikale, me një anë më të gjatë se sa tjetra. Një nga personazhet publikë që e ka provuar këtë prerje flokësh është Beyoncé.

Prerje e shkallëzuar me baluke | Një tjetër model që do të jetë shumë i kërkuar këtë pranverë është shkallëzimi. Shkallëzimet mund të përshtaten me çdo formë fytyre dhe këtë vit janë një rikthim stili i viteve ’70, por i rinovuar. Për të pasur një model sa më në modë, prerja duhet kompletuar me baluke, që në të vërtetë është një nga tendencat e sezonit të dimrit.

Prerje “blunt cut” | Po nëse modeli asimetrik ju duket shumë i guximshëm dhe shkallëzimet nuk janë në harmoni me modën e momentit? E thjeshtë: ekziston një prerje ku flokët të gjitha në të njëjtën gjatësi mund të përmbushin dëshirën e çdo femre! Quhet “blunt cut” dhe të gjitha flokët kanë të njëjtën gjatësi. Edhe kjo prerje, njësoj si të gjitha prerjet e 2021-it, është e personalizuar nga gjatësia dhe lloji i flokut.

Flokë me onde, të sfumuara | Një tjetër must për pranverë-verë 2021 janë ondet: jo vetëm për flokët e gjatë, por edhe për ato me gjatësi mesatare. Që t’i bëni edhe më të bukur, një nga teknikat në trend të këtij viti është: zbardhja, sfumimi dhe teknika balayage. Është një model i përsosur për çdo rast.

(Kosova Sot Online)