Iluzioni optik zbulon nëse kemi një mendje femërore apo mashkullore

  • E.K /
  • 13 April 2022 - 08:57
Iluzioni optik zbulon nëse kemi një mendje femërore apo mashkullore

Ky iluzion optik mund të zbulojë nëse keni një mendje mashkullore apo femërore, në varësi të asaj që shikoni të parën.

Imazhi ‘mbërthyes’ i një burri që vrapon besohet se mund të deshifrojë mënyrën sesi njerëzit e veçantë procesojnë mendimin e tyre.

Pamja relativisht e thjeshtë tregon një figurë të errët e vendosur në pozën e sprintimit, por a e shikojmë atë duke vrapuar drejt nesh apo duke u larguar nga ne?

Truri i njerëzve mund të deshifrojë imazhe të dykuptimta në mënyra të ndryshme, kjo në varësi të proceseve të tij për marrjen dhe përpunimin e informacionit.

Pra në këtë rast amatorët e iluzioneve mund ta interpretojnë si një lojë për burrin që po vrapon drejt nesh apo duke u larguar prej nesh.

(Kosova Sot Online)