Krahët e fryrë të viteve ‘80 rikthehen në trend

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 08:55
Krahët e fryrë të viteve ‘80 rikthehen në trend

Vitet ‘80 njihen si vitet e ekzagjërimit më të madh të modës si në prerje, ngjyra e shkëlqim.

Një nga trendet më të përhapura të asaj kohe është rikthyer dhe do ta shihni kudo këtë pranverë.

Bëhet fjalë për krahët e fryrë.

Ato mund të përdoren në pjesë të ndryshme veshjesh, që nga xhaketa tek fustanet, duke shtuar më shumë stil në pamjen tuaj.

Por nuk janë vetëm të famshmit që po investojnë në shpatullat e fryera; ato u panë kohët e fundit në koleksionet Vjeshtë / Dimër 2022 të Burberry dhe Gucci.

Nëse ende hezitoni të provoni pamjen, filloni me copa me ton më neutral ose modele klasike, siç janë vijat.

(Kosova Sot Online)