Si të vishni të zeza në vapë dhe të qëndroni të freskët

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 14:41
Si të vishni të zeza në vapë dhe të qëndroni të freskët

E zeza është ngjyra e preferuar për shumë femra, pasi është e përjetshme, duket gjithmonë elegante dhe mund t’i përshtatet çdo rasti. Sidomos në dimër është ngjyra më klasike, por çfarë ndodh në verë, që përveç faktit që preferoni ngjyrat më të çelura, nëse vendosni të zezën digjeni nga vapa?

Ka një mënyrë për të vazhduar të vishni këtë ngjyrë të errët dhe të dukeni shik, por edhe të ndiheni të ftohtë, përderisa keni parasysh disa rregulla bazë që do t’ju ndihmojnë të arrini dy gjërat e mësipërme.

Fillimisht, mund të filloni me linja më të ajrosura në rroba, si dhe me pëlhura më të ajrosura dhe delikate, si liri, mëndafshi dhe pambuku. Nëse bëni një gabim dhe zgjidhni rroba të zeza nga pëlhura sintetike, përgatituni të jeni të nxehtë.


(Kosova Sot Online)