Ky është modeli më i dashur i flokëve për pranverë- verë 2022

  • G.G /
  • 18 April 2022 - 14:29
Ky është modeli më i dashur i flokëve për pranverë- verë 2022

Me çeljen e pranverës kanë nisur edhe ndryshimet në “look” dhe ndryshimi më i shpeshtë që vajzat e ekranit kanë bërë përveçse mund t’i kenë dhënë nuanca më të hapura flokëve, ka qenë prerja e balukeve.

Nga Jonida Maliqi, e cila u shfaq e para me këtë prerje tek Kida, Beatrix apo Poni. Këngëtaret kanë treguar se ky sezon i përket balukeve dhe madje edhe flokëve të prerë shkurt deri tek supet.

Po ju do guxonit ta bëni këtë ndryshim teksa pranvera i jep dorën verës?

(Kosova Sot Online)