Keni probleme me lëkurën tuaj? Ja si stresi dhe ankthi ndikojnë në përkeqësimin e saj dhe si të gjeni “shpëtim”

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 10:30
Keni probleme me lëkurën tuaj? Ja si stresi dhe ankthi ndikojnë në përkeqësimin e saj dhe si të gjeni “shpëtim”

Si stresi dhe ankthi po ndikojnë në lëkurën tuaj dhe çfarë mund të bëni për këtë

Balancimi i jetës tuaj dhe mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm, mund të jetë një sfidë e madhe ndonjëherë. Dhe ndërsa ne mendojmë se kjo do të shkaktojë vetëm një moment të përkohshëm stresi, mund të ndikojë në jetën tuaj në më shumë mënyra, duke përfshirë edhe lëkurën tuaj.

Shumë nga problemet e lëkurës që zakonisht vërejmë shkaktohen nga ndryshimet në dietën tonë, megjithatë shumë nga këto probleme, duke përfshirë aknet dhe ekzemën, janë të lidhura me trurin tonë, duke reflektuar ndonjëherë shëndetin tonë mendor.

Dermatologia Whitney Bowe shpjegon se ekzistojnë dy lloje të ndryshme stresi, stresi akut dhe kronik, dhe një shembull për stresin kronik, mund të jenë situatat e vështira, personale dhe profesionale që njerëzit kanë përjetuar për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, duke ndikuar përfundimisht në mikrobiomën dhe ekuilibrin e pehashit në lëkurën tuaj.

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se shumica e produkteve të lëkurës pa recetë që reklamohen nuk janë bërë për kushtet e lëkurës të shkaktuara nga stresi. Këto produkte nuk paraqesin një zgjidhje reale, ndonjëherë edhe i përkeqësojnë më tepër problemet e lëkurës.

Megjithatë mund të arrihet një zgjidhje afatgjatë, pasi është rekomanduar nga ekspertët se fokusimi në meditim, ushtrime të frymëmarrjes, gjumë të bollshëm, stërvitje në natyrë, shumë ujë dhe momente të ndërgjegjshme, mund të çojë përfundimisht në një jetë më pak stresuese.

Është gjithmonë e rëndësishme të gjeni kohë për veten, pasi kjo do të përmirësojë shëndetin tuaj mendor dhe do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë më të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)