Zonjat e guximshme, me ngjyrën e guximshme

  • G.G /
  • 21 April 2022 - 12:56
Zonjat e guximshme, me ngjyrën e guximshme

Pranvera sjell gjithmonë larmishmëri ngjyrash. Ngrohja e temperaturave, dielli i cili i shoqëron më shumë ditët e muajve mars, prill dhe maj kombinohet vetëm me nuanca si e verdha, portokallia, jeshila apo roza.

E radhës e cila është përqafuar edhe nga vajzat e njohura është ngjyra portokalli.

Dhe nëse po mendoni se këtu po flasim vetëm për veshjet, e keni gabim.

Alketa Vejsiu ka guxuar në një prej daljeve televizive me buzëkuqin dhe tonet në ngjyrë portokalli dhe veshjen po në të njëjtën ngjyrë.

Ndërsa Leonora Jakupi apo Monika Lubonja kanë zgjedhur një veshje totalisht në ngjyrën portokalli me makeup-in në tonet e tokës.

Po ju a do të provonit njëjtë si vajzat e njohura dhe nëse po cilën prej modeleve të paraqitura?

(Kosova Sot Online)