Kjo është kafsha juaj spirituale sipas shenjës së horoskopit, lidhet me karakteristikat dhe personalitetin tuaj

  • E.K /
  • 07 maj 2022 - 15:22
Kjo është kafsha juaj spirituale sipas shenjës së horoskopit, lidhet me karakteristikat dhe personalitetin tuaj

A ju ka pyetur dikush se cila është kafsha juaj shpirtërore? Do donit Ari apo Feniks? Beson apo jo, çdo shenjë horoskopi ka një kafshë shpirtërore, që lidhet edhe me karakteristikat dhe personalitetin. Zbulo tënden si më poshtë.

-Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Dashi, kafsha juaj shpirtërore është një cheetah.

Ashtu si cheetah, ju nuk mund të zbuteni. Ju jeni plot energji që duhen shteruar herë pas here. Njerëzit frikësohen nga reagimet tuaja me egërsi, por edhe mahniten nga shpejtësia e arritjes së synimeve.

Një ngjashmëri tjetër mes jush dhe një cheetah është hiper-fokusi juaj. Kur hidhni sytë mbi gjahun tuaj nuk hiqni dorë derisa ta shtini në dorë atë.

-Demi (20 Prill – 20 Maj)

Demi, kafsha juaj shpirtërore është një ari.

Dy tiparet shumë të vlerësuara në jetën tuaj janë forca dhe stabiliteti të cilat janë ato që simbolizojnë edhe një ari. Ju keni një themel të fortë në gjithçka që bëni, dhe gjithmonë qëndroni për të vërtetën dhe atë në të cilën besoni.

Ariu është gjithashtu një simbol i mbrojtjes. Ju gjithmonë mbroni ata që doni dhe kurrë nuk lejoni që t’i lëndojë dikush ata.

-Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Kafsha juaj shpirtërore është një delfin. Ju jeni lozonjarë dhe kuriozë, dhe ashtu si një delfin ju jeni gjithashtu inteligjent. Ju keni nevojë për të mësuar vazhdimisht dhe për të eksploruar botën.

Ashtu si delfini, ju doni të krijoni përvoja të paharrueshme në jetën tuaj në vend që të jetoni sipas rregullave.

-Gaforre (21 qershor – 22 korrik)

Kafsha juaj shpirtërore është lepuri.

Po, mund të jeni të turpshëm dhe të ndrojtur si një lepur, por jeni gjithashtu të zgjuar dhe krijues. Edhe pse një lepur ka shumë për t’u frikësuar, ai kurrë nuk lejon që frika e tij ta pushtojë atë, diçka që edhe ju në jetën e përditshme e praktikoni. Ju jeni një krijesë komplekse, si lepuri, dhe keni më shumë se një anë të personalitetit tuaj.

-Luani (23 korrik – 22 gusht)

Kafsha juaj shpirtërore është një dragua.

Ashtu si gjarpri mitik, ju jeni një person prania e të cilit mund të ketë një efekt tek individët përreth jush. Ju jeni të jashtëzakonshëm dhe trima, vazhdimisht të gatshëm për të luftuar për atë që është e rëndësishme për ju.

Dragonjtë shihen si pionierë dhe kafshë mjeshtërore, kështu synoni të jeni në jetën tuaj profesionale dhe personale. Ashtu si dragoi, ti ndihesh madhështor, gjithmonë dëshiron të dëshmosh veten dhe të tregosh se sa i fuqishëm je.

-Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Kafsha juaj shpirtërore është një dhelpër.

Dhelprat mund të jenë të vogla, megjithatë atë që u mungon në formë fizike, e kompensojnë dhjetë herë në forcën e tyre psikologjike. Legjendat dhe përrallat vazhdimisht i përshkruajnë dhelprat si dinakë. Në realitet dhelprat (dhe ju) janë të shpejta dhe shumë të zgjuara.

Ju jeni shumë analitikë dhe dinakë, dy tipare që lidhen me inteligjencën dhe mençurinë.

-Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Kafsha juaj shpirtërore është një mjellmë. Ashtu si mjellma elegante, e butë dhe paqësore, njerëzit e kësaj shenje janë të tillë. Ju arrini në mënyrë perfekte të gjeni ekuilibrin edhe në situatat më të trazuara. Ju jeni origjinalë dhe pa marrë parasysh sa shumë përpiqen njerëzit të jenë si ju, e kanë të pamundur t’ju kopjojnë ose imitojnë.

-Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Kafsha juaj shpirtërore është një feniks.

Ashtu si kjo kafshë, personaliteti juaj është i dyfishtë. Ju keni një personalitet të ashpër të reflektuar nga jashtë, por këtë e përdorni për të mbrojtur veten nga rreziku. Brenda benda keni një anë më të butë që është dhe shumë e ndjeshme. Si feniksi, akrepët kalojnë vazhdimisht në transformime. Nuk ka pikë të dobët tek një akrep për shkak të aftësisë dhe intuitës për t’ju paraprirë situatave.

Ashtu si feniksi, ju jeni një simbol i fuqisë, përtëritjes dhe forcës së brendshme.

-Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetar, kafsha juaj shpirtërore është një mace.

Askush nuk mund t’ju lidhë ose t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni, ashtu si macja. Ju bëni çfarë të doni dhe nuk e ndryshoni atë që jeni për askënd dhe asgjë. Ju dhe macja keni tipare shumë të ngjashme. Ju të dy jeni jashtëzakonisht të pavarur, kuriozë dhe të lirë.

-Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)


Kafsha juaj shpirtërore është një aligator.

Ashtu si një aligator, kur doni diçka, asgjë nuk do t’ju ndalojë ta merrni atë. Kur një aligator ngul dhëmbët në prenë e tij, ai nuk e lëshon atë derisa të marrë tërësisht atë që do. Aligatorët, si ju janë të durueshëm dhe këmbëngulës. Keni durim dhe prisni mundësinë dhe momenti ne duhur. Keni dëshirën që me këto cilësi t’ju tregoni të gjithëve se sa të fortë dhe të shkathët jeni.

-Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Kafsha shpirtërore e shenjës së Ujorit është një merimangë. Ju jeni të duruar, kreativ dhe territorial. Si një merimangë e cila punon për të krijuar rrjetën e saj.

Merimangat mund të jenë miqësore, por ato gjithashtu kanë një anë territoriale, e cila është e ngjashme me tuajën. Ju keni një ekuilibër të përsosur midis anëve të mira dhe të errëta të vetes, gjë që ju bën të dukeni si njeri pa komplekse, dhe kjo gjë bën që të tjerët ndoshta të kenë frikë nga ju dhe reagimet tuaja, ashtu si merimangat.

-Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Kafsha jote spirituale është dreri.

Dhembshuria dhe qetësia ju bëjnë të jeni të dashur. Vlerat tuaja kryesore në jetë janë të gjeni grupin tuaj dhe të rrethoheni me njerëz me mendje të njëjtë. Ashtu si një dre, ju jeni të ndjeshëm dhe të ndrojtur, dhe e keni atë kur njerëzit janë të ashpër, ofendues dhe vulgarë. Ju preferoni të flisni hapur me persona që ju afrohen në heshtje dhe qetësi.

(Kosova Sot Online)