A do të guxonit t’i vishnit?

  • A.P /
  • 12 May 2022 - 14:57
A do të guxonit t’i vishnit?

Marka luksoze e modës, Balenciaga ka nxjerrë në treg një palë atletesh të quajtura ‘Paris Sneaker’, të cilat kanë bërë bujë në internet. Në pamje të parë, atletet duken me gomë të shkatërruar dhe me gërvishtje të shumta. Anash kanë logon e markës.

Sipas shtëpisë së modës, vetëm 100 palë atlete do të jenë në dispozicion për 1850 dollarë. Ndërkohë, versionet e përafërta do të variojnë nga 495 dollarë dhe 625 dollarë, në varësi të stilit specifik. Por si e kanë pritur njerëzit këtë model atletesh?

“Unë mund t’i gjej ato në koshin e plehrave falas,” shkroi një përdorues i rrjeteve sociale. “Kjo është sinqerisht një shuplakë në fytyrë për ata që përballen me varfërinë. Nuk di pse markat e nivelit të lartë duan të përdorin ‘estetikën e dobët’ kaq keq.”, shkruan një tjetër.

(Kosova Sot Online)