Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si do jetë kjo verë për ty

  • G.G /
  • 13 May 2022 - 10:32
Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi si do jetë kjo verë për ty

Vera po afron dhe me siguri të gjithë jeni kuriozë si do t’ju shkojë stina më e nxehtë e vitit, që shumica prej nesh e presin me padurim. Epo falë planeteve mund të mësojmë më shumë dhe mjafton të dini shenjën e horoskopit për ta zbuluar.

Dashi – Kjo verë do jetë shumë e nxehtë për ty. Përgatitu të bësh qejf, të marrësh rreze dielli dhe të shpenzosh shumicën e kohës jashtë. Do vraponi për tu kënaqur e për të bërë qejf!

Demi – Bëj gati rrobabanjot, por ndërkohë kujdesu për kilet e tepërta para se të nisë vera. Mos u tundo nga ushqimet e preferuara dhe mos e neglizho palestren që vera të të gjejë në super formë!

Binjakët – Këtë verë do festosh si i/e çmendur. Do dalësh me shok e shoqe, por kujdes me pijen që të mos përfundosh në situata të padëshiruara. Gjithashtu flirtimet do jenë të pashmangshme!

Gaforrja – Je në merak për verën, por mos u shqetëso. Punët nuk i ke mirë me paratë, por do punosh dhe pushimet më të mira mund t’i bësh në shtator.

Luani – Këtë verë do kesh të gjithë vëmendjen tek vetja. Në rrugë do kesh admirues që do kthejnë kokat për të të parë. Sa për pushime, këtë verë na vjen keq Luan por mjaftohu me banjo dielli në ballkon!

Virgjëresha – Këtë verë do kursesh sepse ke bërë plane për shtator. Me shumë siguri edhe gjatë verës do punosh për të mbledhur ato paratë që do të të duhen për udhëtimin e rradhës.

Peshorja – Vetëm gjëra të mira të presin këtë verë. Do kesh bisedime me miqtë se ku do dëshironi t’i kaloni pushimet dhe nëse nuk bini në një mendje kujdes se do përfundoni duke parë filma në shtëpi.

Akrepi – Do e kalosh verën duke thurur plane dhe do marrësh kënaqësi nga zbulimet që do bësh. As do e kesh mendjen fare te deti dhe dielli. E cuditshme!

Shigjetari – Një verë aktive do kalosh. Do bësh sport dhe do lëvizësh trupin. Kështu të paktën nuk do mërzitesh, por ama njerëzit e tjerë do të të kenë zili.

Bricjapi – Si person realist që je, në verë nuk do shpenzosh për aventura apo për rrobabanjo seksi. Ato paratë do i ruash për vjeshtën sepse ke plane të tjera. Dhe do shpërbleheni për këtë!

Ujori – Do e kalosh verën paksa vetëm, por duke ndërtuar të ardhmen e ndritur. Gjithçka që do përgatisni teksa kaloni kohë vetëm do shpërblehet.

Peshqit – Përgatitu të gjesh dashurinë gjatë pushimeve. Edhe po nuk ishte dashuria e vërtetë, prapë do bëni qejf këtë verë kështu që e dimë se mezi po e pret!

(Kosova Sot Online)