Si ndikon Mërkuri në prapavijë në secilën shenjë të horoskopit?

  • G.G /
  • 13 May 2022 - 10:34
Si ndikon Mërkuri në prapavijë në secilën shenjë të horoskopit?

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme e deri në javën e parë të qershorit, planeti i komunikimit, Mërkuri, do të tërhiqet përkohësisht nga zodiaku. Mirëpo kjo zmbrapsje e tij parashikon një periudhë aspak të qetë për të gjitha shenjat duke sjellë paqartësi në komunikim, frikë, trishtim dhe mungesë dëshire për t’u dëfryer etj. Ja si do të ndikojë Mërkuri në 12 shenjat.

Dashi: Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.

Demi: Ka ardhur koha të mos mendoni më për të shkuarën, për mundësitë e çuara dëm apo projektet që ju mbetën në sirtar. Mërkuri do të ndriçojë rrugën tuaj dhe shumë shpejt do të angazhoheni në diçka akoma më të bukur..

Binjakët: Duhet të vendosni një herë e mirë se çfarë doni për veten, të përcaktoni planet e të tashmes pa u shqetësuar se ç’mund të sjellë e nesërmja. Përballuni me veten, por edhe të tjerët.

Gaforrja: Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.

Luani: Merrni pak kohë për veten, bëni një udhëtim ose thjesht qetësohuni për pak kohë. Të qëndruarit vetëm do t’ju bëjë mirë.

Virgjëresha: Mërkuri do t’ju bëjë të ndiheni e pasigurt rreth historisë suaj të dashurisë. Qetësohuni, çdo gjë është mirë, mos shpikni gjëra të pavërteta që ekzisojnë vetëm në mendjen tuaj.

Peshorja: Peshoret duhet të tregohen të kujdesshme gjatë kësaj periudhe, pasi Mërkuri po vëzhgon çdo fjalë dhe veprim të tyrin. Por, jo vetëm Mërkuri, edhe njerëzit që ju rrethojnë kanë përqendruar gjithë vëmendjen e tyre tek ju.

Akrepi: Akrepi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm me paratë pasi situata financiare nuk duket aspak e mirë. Ka ardhur koha të reduktoni shpenzimet dhe të mendoni seriozisht për një plan kursimi afatgjatë.

Shigjetari: Në ndryshim nga Akrepi, situata ekonomike e Shigjetarit duket relativisht e kënaqshme, por nuk mund të themi të njëtën gjë për jetën e tij peofesionale. Duhet të angazhoheni më seriozisht edhe në punë.

Bricjapi: Bricjapi po ashtu gjendet në një situatë tejet pezmatuese. Po përjetoni një energji të brendshme aspak të qartë e cila ju bën që të mos tregoheni objektivë dhe të keni probleme me përqendrimin. Shkurt, pastër dhe shqip JU DUHEN PUSHIME.

Ujori: Ujori ka nevojë të kalojë më shumë kohë me miqtë dhe njerëzit që i do dhe e duan. Nuk mund të mbylleni në vetvete sa herë që keni ndonjë problem apo ju akuzojnë në mënyrë të padrejtë.

Peshqit: Peshqit kanë nevojë të shkëputen nga emocionet dhe të vendosin logjikën në lëvizje. Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike.

(Kosova Sot Online)