Ç’thonë letrat Tarot për këtë javë

  • G.G /
  • 17 May 2022 - 10:25
Ç’thonë letrat Tarot për këtë javë

Lexuesja e letrave Tarot Kerry Ward thotë se kjo javë do përqëndrohet tek energjia e Hënës. Informacione të reja që do dalin në dritë mund të ndryshojnë gjithçka.

Dashi – Mund të duhet kohë që ëndrrat të bëhen realitet, por aty ku je fokusuar dhe po vepron, do nisë plotësimi i tyre. Vazhdo përpara sepse tani mund të manifestosh ëndrrat më të fuqishme. Ti e meriton!

Demi – Nuk je kurrë pa adhurues dhe këtë javë do të afrohen disa më shumë. Edhe nëse je në një marrëdhënie ose beqare, prit gjëra të reja në jetën personale. Nëse je e lumtur me partnerin organize një dalje romantike.

Binjakët – Një javë e bukur ku do gjesh kuptimin e jetës në gjërat e thjeshta. Qëndro në shtëpi, shpenzo kohë me familjen, bëhuni kreativ. Lumturinë e gjen te gjërat e vogla, thjesht duhet ta kuptosht.

Gaforrja – Ju thërret aventura. Është koha për një pushim të shpejtë. Duhet të  bëni diçka jashtë shtëpisë këtë javë dhe ndryshe nga rutina juaj. Shko jeto jetën në maksimum!

Luani – Shpenzo kohë me njerëzit më të dashur këtë javë. Komuniko me dikë që të ka marrë malli. Merre në telefon gjyshen. Bëj diçka që të tjerët të buzëqeshin këtë javë nga ty.

Virgjëresha – Koha për të nisur një hobi të ri ose rutinë të re të shëndetshme. Aktivizo diçka që të shkon ty dhe të frymëzon. Koha e lirë është e rëndësishme dhe tani është koha ta shpenzoni siç duhet.

Peshorja – Jeni diplomatë dhe shpeshherë e fshihni mërzitjen, por nuk keni pse. Këtë javë mund të ndiheni paksa të mërzitur, por shprehe çfarë ndjen. Telefono një mik dhe tregoji. Shprehja e emocioneve të ndihmon ta kalosh këtë.

Akrepi – Këtë javë do të rikthehet dikush nga e shkuara. Nuk e dimë se kush, por prite. E mira është që me këtë person ke pasur marrëdhënie të mirë prandaj do gëzohesh.

Shigjetari – Këtë javë duhet të rishikoni qëllimet që i keni vendosur vetes dhe kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme. Është koha të bashkëpunoni dhe keni rreth vetes njerëz që mund t’ju ndihmojnë.

Bricjapi – Këtë javë merrni pak pushim dhe qëndroni të qetë për të reflektuar. Lëreni veten të ndjejë emocionet dhe të gjitha përgjigjet që kërkoni do t’i merrni.

Ujori – Rreziko këtë javë. Jo të bësh ndonjë gjë të rrezikshme, por të guxosh të bësh diçka për të cilën nuk je i sigurt. Fati është në anën tëndë, je në avantazh.

Peshqit – Vazhdo përpara dhe pse kjo javë mund të jetë sfiduese. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë, por fillimisht qëndroni të fortë.

(Kosova Sot Online)