Vera po vjen! Ja si të aplikoni penelin perfekt në sytë tuaj

  • G.G /
  • 19 May 2022 - 11:32
Vera po vjen! Ja si të aplikoni penelin perfekt në sytë tuaj

Sytë e mëdhenj janë joshës dhe tregojnë shumë shprehi.

Ndërkohë sytë tuaj mund të duken bukur edhe me një grim minimal. Sytë e rrumbullakët mund t’ju bëjnë gjithashtu të dukeni më të zgjuar, thonë studimet. Theksoni bukurinë e syve tuaj duke aplikuar penel dhe bëni që sytë tuaj të duken edhe më shumë të bukur.

Këtu është udhëzuesi ynë për grimin për sytë tuaj.

Ja hapat se si të aplikoni grimin te sytë e mëdhenj që të duken edhe më shprehës.

Për të përmirësuar formën e syve, përdorni një penel të lëngshëm.

Nisni nga fundi për të bërë vijën që të duket edhe më i lakuar.

Më pas, vazhdoni deri te gjysma e syrit.

Sa më shumë ta zgjasësh bishtin, aq më bukur do të duken sytë tuaj.

Provoni ‘cat eye’.

Pastaj, vazhdoni me pjesën përpara.

Nëse dëshironi që sytë tuaj të jenë pak më në formë bajameje, shtoni pak laps.

Më pas, vendosni rimelin e zi.

Nëse do të keni bërë pak pis sytë tuaj, mos u merakosni. Merrni një pambuk ose kunjë të hollë pambuku për t’i pastruar.

Dhe kështu do të dukeni mjaft bukur dhe gati për të shkëlqyer, nëse keni në plan për të dalë në ndonjë ‘party’ por jo vetëm.

(Kosova Sot Online)