Lyeni flokët në mënyrë natyrale… ja erëza që mbulon edhe thinjat

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 09:27
Lyeni flokët në mënyrë natyrale… ja erëza që mbulon edhe thinjat

Nevoja për të ndryshuar ngjyrën e flokëve është më e theksuar tek gratë. Qofshin marrëdhënie, puna apo sfera familjare, shumica e femrave kur mendojnë për një ndryshim, e nisin nga koka. Ka nga ato që kufizohen vetëm në ndryshimin e prerjes së flokëve dhe ka edhe nga ato që përveç prerjes, për një ndryshim të plotë vendosin të ndryshojnë edhe ngjyrën. Një vendim që ngjall shqetësim për disa, sepse ndryshimi është i mirë, por vetëm nëse bëhet pa i dëmtuar flokët.

Lyeni flokët me një përbërës natyral dhe super efektiv: kanellën

Kanella është një erëz e njohur që përdoret në kuzhina në të gjithë botën. Nga ngjyra e verdhë-kafe, aroma pikante me nuanca të ëmbla ka pasuruar gjithmonë gatimet, ëmbëlsirat dhe likeret e llojeve të ndryshme në mbarë botën. Ajo është e pasur me vitamina B dhe E, minerale dhe disakaride, të cilat e bëjnë atë një ilaç natyral efektiv për shumë probleme.

Epo kjo erëz shumë e përdorur, përveç gatimit, mund të përdoret për një ndryshim perfekt të pamjes së flokëve tuaj dhe jo vetëm. Kanella është një produkt i shkëlqyer që përdoret në kozmetikë, veçanërisht për trajtimet e flokëve.

Vetitë e kanellës në flokë. Erëz me veti të shumta

Para së gjithash kanella është e njohur për aftësinë e saj për të stimuluar rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës, prandaj është e përshtatshme për stimulimin e rritjes së flokëve. Funksioni i saj eksfolues është shumë efektiv. Mund të përdoret për të luftuar problemet e zbokthit dhe për të riparuar majat e dëmtuara nga pjastrat, tharëset dhe duke parandaluar rritjen e majave të ndara. Kanella është një antioksidant i madh, i përsosur për trajtimet e flokëve. Flokët tuaj do të jenë gjithmonë të shëndetshëm dhe të ushqyer.

Kanella gjithashtu mund të ketë një funksion natyral të ngjyrosjes. Kanella dhe mjalti, për shembull, do t’ju zbardhin pak flokët, në varësi të bazës, me një maksimum prej dy tonesh, duke u prirë gjithmonë në të kuqërremtë. Në fakt, nëse vendosni t’i lyeni flokët me ngjyrë të kuqe, kjo erëz është gjëja më e mirë për ju. Megjithatë, duhet mbajtur mend se, duke qenë se këta janë përbërës natyralë, është e qartë se ndryshimi nuk do të jetë kurrë aq drastik sa ai që merrni në një sallon me kimikate dhe mund të duhen shumë aplikime për të arritur një rezultat. Megjithatë, kanella është një kompromis i shkëlqyer për një ndryshim jo shumë drastik dhe mbi të gjitha i shëndetshëm dhe natyral.

(Kosova Sot Online)