Kjo kërkon sy të 'mprehtë', a mund ta gjeni cila veturë s'i ka ndezur dritat dhe po rrezikon trafikun?

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 10:26
Kjo kërkon sy të 'mprehtë', a mund ta gjeni cila veturë s'i ka ndezur dritat dhe po rrezikon trafikun?

Një fotografi e publikuar së fundmi kërkon vëmendje dhe sy të “mprehtë”, për të vërejtur se cili prej shoferëve të veturave të shumta po bënte vozitje të rrezikshme.

Sfida e financuar nga platforma CarFinance 247 u ka kërkuar përdoruesve të rrjeteve sociale se cila veturë po rrezikon tjerat në trafik.

E për ta bërë sa më të komplikuar këtë sfidë janë gjashtë korsi, ku tri prej tyre lëviznin vetura në veri e tri tjera në jug.

Megjithatë ka pasur prej atyre që u janë nevojitur pak sekonda për ta kuptuar se për cilën veturë bëhet fjalë.

Është ajo që i qëndron shumë pranë veturës që e ka përpara, dhe në çdo moment që do të frenonte gjasat për t’u përplasur do të ishin shumë të mëdha.

(Kosova Sot Online)