Ish ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha me aktakuzën e dytë për korrupsion, fondin e liberalizimit të vizave e përdori për fushatë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare

Ish ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha me aktakuzën e dytë për korrupsion, fondin e liberalizimit të  vizave e përdori për fushatë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare

Gani Qarri

  • 30 May 2022 - 10:17

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në padinë e ngritur penale, akuzon ish- ministren Hoxha se e ajo personalisht ka keqpërdori detyrën zyrtare si ministre, e cila dyshohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën e vet elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët mbi ecuritë e procesit të liberalizimit të vizave. Dhe sipas aktakuzës e cila është ngritur më 12 maj 2022, Dhurata Hoxha akuzohet se në cilësinë e ministres së MIE-së kishte nënshkruar kontratën për Shërbime të Informimit Publik për nevoja të MIE dhe operatorin ekonomik “PR Solution”.

Mjerisht njëjtë si në rastin "toka" dhe shumë raste tjera të tilla e të ngjashme, në të gjitha tokat, anë e këndë këtij vendi, që vazhdon të mbetet, gati pa, aspak drejtësi funksionale dhe sistem tërësisht të kapur gjyqësor, prokurorët dhe gjyqtarët e infektuar me korrupsion e krim të organizuar, që në fillim të gjykimit, treguan se edhe këtu po përgatitet, skenari i manipulimit. Skenarët e tillë ka kohë që janë bërë sëmundje e pashërueshme e gjyqtarëve të kapur, nga krimi i organizuar, për dështimin e qëllimshëm të seancave gjyqësore, siç ndodhi edhe me rastin e aferës korruptive për të cilën, megjithëse është ngritur kallëzim penal dhe ka filluar gjykimi kundër ish Ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha, për të cilën mbajtja e seancës serish dështoi edhe të enjten që mbeti pas. Kështu që megjithëse ditën e enjte ishte caktuar fillimi i seancës kryesore të gjykimit për korrupsion të ish ministres së integrimeve Dhurata Hoxha, edhe gjykimi ndaj saj, ka dështuar në mënyrën tashmë të njohur të para programimit manipulues, me anulimin e seancës gjyqësore dhe shtyrjen për një datë tjetër, që serish ka ndodhur pikërisht për shkak të inskenimit të mungesës së njërit nga të bashkë akuzuarit e grupit që duhej të gjykohej në krye me Dhurata Hoxhën.

Pra serish me arsyetimin banal, se mungonte i akuzuari Ekrem Tahiri, është shtyrë edhe të enjten seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti bashkë me ish-ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe dy të akuzuarit tjerë Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi akuzohen për korrupsion dhe keqpërdorim detyre. Prandaj edhe ky rast, po dëshmon lakuriq se kur janë në pyetje figurat e larta politike e institucionale, të lidhura me krimin e organizuar, megjithëse e kanë shpërdoruar ligjin dhe pozitën zyrtare, ata mbrohen dhe tolerohen para drejtësisë së instrumentalizuar, të kapur dhe ndikuar nga politika, kështu që gjykimi për njerëzit me pozita e pushtet, zvarritet deri në pafundësi, duke inskenuar që, kur merr pjesë njëri i akuzuar në gjykim, të mungojë tjetri, arsye e pa arsye, si mënyrë e sprovuar tanimë me shumë sukses, për të devalvuar provat dhe shtyrë procesin gjyqësor deri në parashkrim.

Për tu bërë turpi edhe më i madh i gjykatësve të kapur, lidhur me mungesën e të akuzuarit Tahiri, nga vet gjykatësi i seancës, u tha se gjykata nuk ka prova nëse i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, apo jo dhe përkundër paqartësive, seanca është shtyrë për datën 1 qershor 2022. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në padinë e ngritur penale, akuzon ish- ministren Hoxha se e ajo personalisht ka keqpërdori detyrën zyrtare si ministre, e cila dyshohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën e vet elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët mbi ecuritë e procesit të liberalizimit të vizave. Dhe sipas aktakuzës e cila është ngritur më 12 maj 2022, Dhurata Hoxha akuzohet se në cilësinë e ministres së MIE-së kishte nënshkruar kontratën për Shërbime të Informimit Publik për nevoja të MIE dhe operatorin ekonomik “PR Solution”. Mirëpo në aktakuzë jepet sqarimi se edhe pse ky aktivitet i prokurimit kishte qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit (MSA), e pandehura Dhurata Hoxha si ministre, në kundërshtim me ligjin, e kishte shfrytëzuar, për të promovuar fushatën e saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019.

Promovimi në kundërshtim të plotë me parimet dhe kushtet e kësaj kontrate, ishte realizuar me publikimin e banerëve dhe videove që vinin në pah të pandehurën Hoxha, duke i mundësuar të pandehurës përfitim të padrejtë në dëm të buxhetit të Kosovës, në shumën prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë. I pandehuri tjetër, Fitim Mustafa akuzohet se në cilësinë e zyrtarit përgjegjës të Prokurimit të MIE-së, me dashje kishte keqpërdoruar detyrën zyrtare, duke kontraktuar dy operatorë ekonomikë, “PR Solution” dhe N.Sh “2B”, të përzgjedhur fillimisht nga Komisioni i Vlerësimit si OE që kishin plotësuar kriteret sipas dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit. Ai duke vënë kriter shtesë të papërcaktuar në dosje të tenderit,tek “Kontrata për shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, kishte ndikuar në mënyrë të kundërligjshme të eliminohet OE, megjithëse kishte ofruar çmimin, për hiq më pak se 192 mijë e 700 euro më të ulët, por me kontratën në fjalë, do të shpërblehej OE “PR Solution”. Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Mustafa ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, par.2 të Kodit Penal.

Ndërsa i pandehuri Gëzim Dushi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit për komunikim dhe informim në MIE, në periudhën kohore gusht 2019- janar 2020, duke qenë menaxher i kontratës: “Shërbime të informimit publik për nevojat e MIE-së”, me dashje nuk kishte zbatuar dispozitat ligjore për menaxhimin e drejtë të kësaj kontrate, me qëllim që të përfitonte e pandehura Dhurata Hoxha. Dhe sipas aktakuzës, i pandehuri kishte lejuar të pranoheshin shërbimet dhe të kryheshin pagesat për ministren Hoxha, ani pse ishte në dijeni të plotë, se shërbimet e pranuara nuk ishin veprime konformë kushteve të kontratës duke qenë në dijeni se shërbimet e pranuara, përfshinin publikimin e banerëve, artikujve dhe video-spoteve që vënin në pah të pandehurën Dhurata Hoxha, e cila kishte kandiduar për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019.

Ndaj duke pasur parasysh të gjitha këto parregullsi,që tash e sa vite vazhdojnë pandërprerë, medoemos lind pyetja se edhe çfarë skandalesh të tjera duhet të zbardhen në këtë vend, në mënyrë që drejtësia e kapur, të bindet përfundimisht, për të gjykuar drejtë dhe burgosur ish pushtetarët që zhvatën shtetin dhe mashtruan qytetarët. Për aq më keq, nga ministrja Dhurata Hoxha me bashkëpunëtor, të cilët po pritet të gjykohen dhe marrin dënimin e merituar nga drejtësia, siç dëshmon edhe aktakuza e ngritur, nga ata janë keqpërdorur edhe fondet e dedikuara për liberalizimin e vizave, për edukim dhe sensibilizim, gjë që asnjëherë nuk është realizuar, kurse fondi i tillë është keqpërdorur për përfitim personal, lobim partiak dhe kërkim vote në procesin zgjedhor për kandidaten e PDK-së Dhurata Hoxha, aktakuzë e cila duhet të zgjerohet edhe me padinë e pagesës së firmës franceze "Majorelle PR & Events", me parat e taksapaguesve të vendit për ndarjen e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".