Dëshironi nxirje perfekte këtë verë? Ja këshillat që duhet të ndiqni

  • G.G /
  • 01 June 2022 - 10:29
Dëshironi nxirje perfekte këtë verë? Ja këshillat që duhet të ndiqni

Ne na pëlqen që gjatë verës të dalim shpesh, të shkojmë në plazh e pishina, si dhe të frekuentojmë edhe më shumë klabet e natës. Por në të njëjtën kohë dëshirojmë shumë që lëkura jonë të marrë ngjyrë çokollatë.

Më poshtë, do të gjeni disa mënyra se si të keni një nxirje perfekte këtë verë.

Si fillim, duhet të bëni scrub! Ju duhet të eliminoni herë pas here qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Ju mund ta bëni scrubin edhe vetë në shtëpi, ku mund të shtoni në një enë vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke por edhe pak lëng limoni.

Së dyti, duhet të keni parasysh që asnjëherë nuk duhet të depiloheni nëse për pak do të ekspozoheni në diell. Kjo, pasi lëkura juaj do të jetë e acaruar.

Për pasojë, nuk do të merrni aspak ngjyrën që dëshironi. Ju duhet të depiloheni 1 ditë përpara se të ekspozoheni në diell duke marrë rreze.

Më tej, mos u ekspozo kur temperaturat janë shumë të larta.

Ju nuk do të nxiheni, por me shumë gjasa do të digjni lëkurën tuaj. Gjithashtu, rritet edhe mundësia për njolla kafe në lëkurë si dhe shtimi i akneve.

Së fundmi, duhet të mos qëndroni në të njëjtin pozicion.

Ju duhet të lëvizni disa herë në shezlong për të përfituar ngjyrë në të gjithë lëkurën tuaj. Por ju edhe mund të ecni, pasi e ecura do t’ju ekspozojë më tepër në diell.

(Kosova Sot Online)