Astrologia zbulon 3 shenjat e Horoskopit më të privilegjuara të kësaj vere

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 11:36
Astrologia zbulon 3 shenjat e Horoskopit më të privilegjuara të kësaj vere

Astrologia Meri Gjini ka zbuluar në emisionin “ABC e Mëngjesit” se kush do të jenë tre shenjat më të priviluara të kësaj vere.

Sipas Parashikimit të Yjeve, bëhet fjalë për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin. Meri ka theksuar se shenjat e Zjarrit janë vërtetë të privilegjuara edhe sikur të mos bëjnë gjë. Tek to do të mbizotërojë pozitiviteti dhe optimizmi gjatë temperaturave të nxehta.

Luani:

Nga data 5 deri në datën 26 do të kenë avancime të shkurtra, por shumë fitimprurëse. Për mua hyn te shenjat e privilegjuara të verës duke përfshirë Dash, Luan dhe Shigjetar. Shenjat e Zjarrit janë vërtetë të privilegjuara edhe sikur të mos bëjnë gjë, duket sikur ka momente dita që do të jap buzëqeshje shumë gjatë. Sido që të jetë agjenda e tyre do të ndihen shumë mirë me unin e vetë, të ndihen shumë mirë me egon e vetë. Ndërkohë që ky Venus me Uranin te Demët, ndoshta nuk është në pozicionin që mund ta ndjejnë drejtëpërdrejt erosin tyre, por do ta kenë të thjeshtë të dominojnë hapësira ku ndodhen.

Dashi:

Marsin e kanë planeti drejtues, është planeti i punës, i energjisë, i karrierës, është në zgjerim. Është pozicioni më i mirë i këtij lloji planeti tek Dashi në hyrje të drejtëpërdrejtë me planetin e fatit, ku ka bashkim më të mirë për ata që duan të marrin iniciativën dhe për ata që kanë në plan të nisin diçka, gjithashtu dhe për ata që presin zgjidhje të rëndësishme ekonomie. Sidomos 10 ditëshi i parë që edhe sikur të mos kenë plane të tjera ekonomie duket se do t’i dali propozimi i duhur. Në pjesën e brendshme të shpirtit të tyre nuk do të mungojë pozitiviteti dhe optimizmi.

Shigjetari:

Janë një ndër shenjat më të privilegjuara se si do të rrjedhin çështjet praktike dhe profesionale. Ritmi përshpejtohet shumë, gjërat e mëdha vijnë me shumicë, por kjo e bën të justifikueshme argumentin që jam i lodhur, nuk mbaj dot. E mbyllën muajin maj me sherre dhe duket se përfundojnë me gërricje të vogla, por kjo është për shkak të ngarkesat. Profesioni do ja marri këtë vështirësi dhe do ti jap pozitivitetin maksimal. Dicka shumë e mirë është se për Shigjetarët që duan të martohen këtë muaj. Nga data 3 deri në 25 nuk ka periudhë më të mirë për martesa dhe propozime, sidomos të lindurit në mesin e shenjës, ata në datën 7-10 të dhjetorit do të kenë propozime që do t’ju japin buzëqeshje.

(Kosova Sot Online)