Bëjeni këtë ndryshim nga nesër në larjen e flokëve tuaj

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 14:44
Bëjeni këtë ndryshim nga nesër në larjen e flokëve tuaj

A duhet të bëni një ndryshim për të përmirësuar shëndetin e flokëve tuaj?

Nëse jeni shumë të përpiktë me shëndetin e flokëve, atëherë nuk duhet ta humbisni këtë hap. Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm me shkëlqim, atëherë duhet të keni një rutinë veçanërisht për kujdesin e tyre. Fillimisht ndihmon për të zgjedhur produktet e duhura, kremin e flokëve, maskat, vajrat dhe produktet e mbrojtjes nga nxehtësia.

Megjithatë, këto funksionojnë edhe më mirë nëse i fshini flokët siç duhet. Nëse e keni zakon të fërkoni flokët me peshqir pas larjes me shampo, atëherë duhet ta rimendoni. Kjo lëvizje “thyen” flokët dhe dobëson flokët.

Për këtë, duhet të provoni peshqirin mikrofober. Një peshqir mikrofibër ndihmon në tharjen e flokëve, ndërsa në të njëjtën kohë është më i mirë për flokët tuaj. Ky material parandalon thyerjen e flokëve. Investoni në një peshqir të tillë dhe do të na mbani mend!

(Kosova Sot Online)