Victoria Beckham na tregon se si të jemi elegante në shtëpi

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 14:30
Victoria Beckham na tregon se si të jemi elegante në shtëpi

Vetëm Victoria Beckham mundi t’i bënte pizhamet me stil dhe këtë na e dëshmoi përmes postimit të fundit në Instagram.

Bashkëshortja dhe stilistja e futbollistit, David Beckham postoi një foto nga takimi me miken e saj të mirë Eva Longoria dhe ishte mishërimi i elegancës me setin e pizhameve “Midnight-Blue White” nga marka e saj e modës.

Victoria kishte veshur një palë me vija dhe inicialet e emrit të saj të qëndisura në xhep, duke e kombinuar atë me një palë syze dielli të zeza të mëdha dhe pantofla fantastike me një smiley rozë.

“Dy amvisa të dëshpëruara flasin me njëra-tjetrën. Të dua @EvaLongoria” , ka shkruar 48-vjeçarja në përshkrimin e fotos. Ato të dyja janë ulura krah për krah dhe duket se po shijojnë kafen.

(Kosova Sot Online)