E preferuara e sezonit, çantat e thurura që kombinohen me çdo veshje

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 19:39
E preferuara e sezonit, çantat e thurura që kombinohen me çdo veshje

Çantat e thurura janë një nga trendet e verës që rikthehen në modë vit pas viti dhe janë aksesor i domosdoshëm.

Çantat e preferuara të thurura dhe ato të thurura me fije kashte të të gjitha formave dhe madhësive janë aksesorë të përsosur të gardërobës suaj verore, pavarësisht nëse shkoni në park për një piknik, pazar apo kafe me miqtë.

E përbashkëta e zonjave nga galeria jonë është se ato nuk i kushtonin rëndësi asaj që kishin veshur – me çdo print, prerje apo ngjyrë të rrobave, çantat klasike të thurura ngjyrë bezhë përshtaten në mënyrë të përsosur.

Avantazhi i varianteve të mëdha të këtyre çantave është se ato mund të jenë një aksesor praktik, por edhe modern.

Image


(Kosova Sot Online)