Keni nevojë për sheqerna gjatë ciklit menstrual, kjo është arsyeja

  • G.G /
  • 23 June 2022 - 10:23
Keni nevojë për sheqerna gjatë ciklit menstrual, kjo është arsyeja

Shumica e grave e dinë kur i vijnë menstruacionet , dhe jo vetëm sepse i gjurmojnë ato në aplikacione periodike. Shumica e grave që kanë perioda mujore përjetojnë simptoma trupore. E njohur si sindroma premenstruale (PMS), fillimi i ndërrimeve të shpejta hormonale mund të shkaktojë një sërë shqetësimesh.

Zyra për Shëndetin e Grave raporton se mbi 90% e grave kanë gjoks të butë, kapsllëk ose diarre, dhimbje koke, nervozizëm, ankth dhe fryrje të barkut. Gjithashtu shumica kanë dëshirë dhe neps të madh për sheqerna rreth një javë ose më parë se të fillojnë menstruacionet. Ndërsa jo të gjitha gratë përjetojnë çdo shenjë apo edhe i ndeshen çdo muaj, shumë gra njohin një pjesë të vogël të simptomave të përsëritura.

PMS është e gjitha e varur nga hormonet dhe këto ndryshime mund të shkaktojnë disa dëshira intensive për sheqer.

Gjatë PMS, hormonet estrogjen dhe progesterone bien në nivelet e tyre më të ulëta, por ndryshime të tjera kimike ndodhin gjithashtu në trup. Hormoni steroid i kortizolit rritet papritur, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të stresuar dhe të shqetësuar. Në të njëjtën kohë, neurotransmetuesi serotonin arrin nivele të ulëta. Kjo mund të sjellë ndjenja trishtimi, apatie apo edhe depresioni.

Këto ndryshime të shpejta hormonale gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni më të uritura dhe t’ju japin dëshirën për sheqer dhe ka një arsye të mirë pas kësaj.

Dr. Carolyn Dean, MD, e cila shkruan për këtë dhe çështje të tjera hormonale në librin e saj, “Bilanci i hormoneve: Udhëzuesi i një gruaje për të rivendosur shëndetin dhe vitalitetin”, thotë, “Ky ndryshim e bën trupin tuaj të dëshirojë ushqime të mbushura me sheqer dhe yndyrna sepse ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës dhe luftojnë prodhimin e kortizolit, duke ju bërë të ndiheni më mirë dhe më të lumtura”.

Një arsye tjetër që ju mund doni sheqer, dhe veçanërisht çokollatë, është sepse trupi juaj po humbet magnezin.

“Minerali i magnezit është një përforcues i rëndësishëm i serotoninës. Megjithatë, nivelet e magnezit bien menjëherë para menstruacioneve,” tha Dean.

Sipas Healthline, një  çokollatë e zezë përmban 64 mg magnez, që është e barabartë me 16% të dozës së rekomanduar ditore.

(Kosova Sot Online)