Ja pse nuk duhet të përdorni kurrë asnjë lloj vaji për nxirje

  • G.G /
  • 23 June 2022 - 16:13
Ja pse nuk duhet të përdorni kurrë asnjë lloj vaji për nxirje

Njerëzit janë mbuluar me vaj ulliri apo baby oil për dekada të tëra për të arritur ngjyrën e errët sa më shpejt. Ne e dimë se këto vajra nuk kanë asnjë SPF, që do të thotë se nuk mund të jenë të sigurt për t’u përdorur në diell, por saktësisht sa e keqe është? Epo si fillim duhet të dini se nuk ka gjë të tillë si nxirja e shëndetshme, edhe nëse mbani SPF, çdo formë nxirjeje ose ekspozimi në diell është i dëmshëm për lëkurën tuaj.

Shumë njerëz lyhen me vajra sepse në fakt mund ta nxijë lëkurën tuaj më shpejt. Vajrat ndihmojnë në tërheqjen dhe thithjen e rrezeve UV por nuk ofron asnjë mbrojtje nga dielli. Qëndrimi në diell ndërsa lyeni me vaj nuk është vendimi më i zgjuar që mund të merrni për shëndetin tuaj. Dermatologët pajtohen plotësisht se nuk është e sigurt të përdorni vajin për marrjen e rrezeve dhe se nuk ia vlen rreziku për të dëmtuar lëkurën dhe për të zhvilluar potencialisht kancer të lëkurës. Një djegie e vetme nga dielli në fëmijëri mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës me 50 për qind.

Dëmtimi i lëkurës dhe ndryshimet e pigmentit dhe ekspozimi ndaj  rrezeve ultravjollcë, do të stimulojnë gjithashtu melanocitet ose qelizat që prodhojnë pigment. Kjo mund të shkaktojë pabarazi në pigment, njollat ​​nga dielli, errësim të nishaneve dhe përkeqësim të shqetësimeve ekzistuese të pigmentit si melasma. Vaji tërheq rrezet UV dhe i lejon ato të depërtojnë më thellë, duke rritur rrezikun e dëmtimit të qelizave dhe kancerit të lëkurës. Njerëzit që përdorin vaj mund të digjen pa dashje më shpejt dhe më lehtë përpara se të kuptojnë se kanë pësuar djegie nga dielli. Me më shumë përthithje të rrezeve të diellit dhe depërtim më të thellë të rrezeve më kancerogjene UVA, rreziku juaj për kancer të lëkurës mund të rritet gjithashtu.

Nëse nuk po përpiqeni të përshpejtoni procesin e plakjes, do të dëshironi të hiqni përdorimin e vajit. Rritja e ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton ndarje të kolagjenit, rritje të rrudhave, njolla nga dielli dhe hollim të lëkurës. Vaji mund të rrisë gjithashtu rrezikun e djegies. Është e rëndësishme të kuptoni se një djegie nga dielli sjell probleme të tjera përveç dhimbjes, kruajtjes dhe shqetësimit. Një djegie e keqe nga dielli që mbulon një pjesë të madhe të trupit tuaj mund të kërkojë trajtim nga mjeku juaj dhe nëse djegia ka flluska, mund të çojë dhe në rrezik në rritje të kancerit të lëkurës.

Por dikush mund të mendojë po sikur ta përziej vajin me krem mbrojtës?

Të gjithë dermatologët bien dakord se nuk është një ide e mirë të vendosni vaj për mbi kremin e diellit, sepse kjo do të dobësojë formulën mbrojtëse të kremit dhe do shkaktojë akoma më shumë dëm. Shtresimi i vajit me krem ​​kundër diellit mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm pasi shtresa e SPF mund t’ju japë një ndjenjë të rreme sigurie.

(Kosova Sot Online)