A ndalojnë menstruacionet teksa jeni duke notuar në det apo thjesht ju duket kështu?

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 10:31
A ndalojnë menstruacionet teksa jeni duke notuar në det apo thjesht ju duket kështu?

Tashmë ka ardhur vera dhe është paksa e sikletshme kur vajzat dhe gratë në ditët e tyre të pushimit u vjen cikli.

Por shumë thonë se uji i detit ndalon gjakderdhjen por si qëndron e vërteta? A ndodh kështu?

Ekspertët thonë se teksa ju notoni do të ndjeni më pak dhimbje.

Por në fakt cikli nuk largohet në momentin që ju sapo hyni në ujë. Por shpesh ndodh që t’ju duket sikur cikli ndalon. Si shpjegohet kjo ndjesi?

Dr. Ramsey ka dhënë disa detaje lidhur me këtë gjë. Dr.Ramsey thekson se cikli vijon edhe në momentin që jeni në ujë por presioni teksa jeni nën ujë ngadalëson pikërisht gjakderdhjen.

Jo vetëm kaq por Dr.Ramsey shton faktin se gjaku hollohet teksa jeni në ujë.

Por ju duhet të bëni kujdes! Nuk duhet të harroni që të vendosi pecetat higjienike ose tampon.

Dr.Ramsey shtoi se tamponët duhen ndërruar çdo gjashtë deri në tetë orë, pavarësisht nëse jeni duke notuar apo jo.

“Ndërsa jeni duke notuar, tamponët mund të thithin një pjesë të ujit dhe kimikateve të tjera, kështu që përdorimi i një tamponi me përthithje të ulët dhe ndryshimi i tij më shpesh ndihmon në uljen e rrezikut të çdo acarimi apo shqetësimi”, thekson Dr. Ramsey.

(Kosova Sot Online)