Dimri apo vera? Ja cila është stina e preferuar e shenjave të horoskopit!

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 09:13
Dimri apo vera? Ja cila është stina e preferuar e shenjave të horoskopit!

Një stinë mund të jetë më e preferuar për ju se të tjerat. Disa preferojnë ditët e ngrohta, në diell, ndërsa disa të tjerë pëlqejnë të qëndrojnë rehat në kolltukun e shtëpisë duke pirë çokollatë të nxehtë. Sidoqoftë ka disa mënyra për t’i shijuar të dy sezonet me të njëjtin entuziazëm. Por lëreni shenjën tuaj të horoskopit t’iu tregojë cili është sezoni ideal për ju.

 Dashi

Duke qenë shenjë e zjarrit, Dashi lulëzon më shumë në verë. Ky është sezoni që ata të shkëlqejnë dhe të nxjerrin në pah versionin më të mirë të tyre. Ata preferojnë nxehtësinë dhe mund të përballojnë muajt e nxehtë sesa netët e ftohta të dimrit.

Demi

Demi është përzierje e të dyja stinëve. Ata kanë të mirat dhe të këqijat për çdo sezon. Megjithatë, muajt e dimrit janë më të preferuar për këtë shenjë . Gjatë verës, ata mund të kënaqen duke bërë disa aktivitete që i mbajnë ata aktivë, por ata gjejnë kohë të lirë dhe rehati vetëm në dimër.

Binjakët

Kësaj shenje të zodiakut i pëlqen të dalë dhe të argëtohet. Jeta për ta ka të bëjë me shoqërinë, festat dhe takimin me njerëz me ide të njëjta. Ata preferojnë të shoqërohen gjatë verës. Është koha që ata të jenë në maksimumin e tyre, të jenë pak flirtues, të veshin rroba me ngjyra, dhe të argëtohen.

Gaforrja

Një gaforre është shenjë që preferon dimrin, mbështjellë në batanijen e ngrohtë në kolltuk. Ata e pëlqejnë një natë komode dimri duke parë serialet e tyre të preferuara  dhe duke shfrytëzuar sa më shumë kohën e tyre vetëm në shtëpi.

Luani

Kjo shenjë e do diellin dhe gjithçka rreth verës! Kjo shenjë e horoskopit është më e lumtur në diell, ulur buzë liqenit, duke shijuar një festë në pishinë, duke veshur fustane, dhe veshje të bukura. Luani  e do diellin dhe dritën natyrale.

Virgjëresha

Kësaj shenje të horoskopit i pëlqen ajri i ftohtë dhe i freskët. Atyre u pëlqen era e ftohtë e butë që kalon nëpër fytyrën dhe flokët e tyre. Ata i duan detajet që vijnë së bashku me dimrin. Ata e duan borën dhe heshtjen që pason me stinën e dimrit.

Peshorja

Një peshore është gjithmonë duke planifikuar gjëra dhe duke menduar për të ardhmen. Ata janë më aktivët gjatë muajve të dimrit dhe e duan emocionin që vjen në vitin e ri pas dhjetorit. Prandaj, ata preferojnë muajt e dimrit dhe lulëzojnë më shumë në këtë stinë.

Akrepi

Një tjetër shenjë dimri, kjo shenjë horoskopi pëlqen emocionet që vijnë në dimër. Ata e duan sezonin e festave të dimrit.

Shigjetari

Kësaj shenje të horoskopit i pëlqen të marrë rreze dhe të përjetojë aventura. Vera është koha kur ata janë aktivë dhe qëndrojnë gjatë në natyrë.  Shigjetarët preferojnë më së shumti verën pasi shohin një mundësi për të dalë, për t’u shoqëruar, për të festuar dhe për të shkuar në pushime në plazh me miqtë e tyre.

Bricjapi

Bricjapi preferon më shumë dimrin. Ata e gjejnë veten të mbushur me punë në këtë stinë, duke dashur të kalojnë nga një vit në tjetrin me të njëjtin nivel të punës dhe sukseseve.

Ujori

Ujori adhuron dimrin. Kjo shenjë e horoskopit nuk dëshiron të dale nga zona e rehatisë, dhe natyrisht dimri është sezoni në të cilin ujorët shkëlqejnë.

Peshqit

Peshqit janë më të lumturit në botë në stinën e verës. Mjafton të shkojnë në një vend të rrethuar me lule, kryesisht me orkide dhe janë në gjendjen e tyre më të mirë.

(Kosova Sot Online)