20 gënjeshtrat më të zakonshme që themi gjatë ditës!

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 09:16
20 gënjeshtrat më të zakonshme që themi gjatë ditës!

Le ta pranojmë që të gjithë gënjejmë nga pak gjatë ditës. Po flasim për ato “gënjeshtrat e bardha” që na nxjerrin nga situata herë pas here. Sipas një studimi në Britaninë e Madhe, burrat thonë gjashtë gënjeshtra në ditë, ndërsa gratë vetëm tri.

Burrat gënjejnë më shumë për zakonet e tyre të pijes, ndërsa gratë kanë tendencë të gënjejnë për të fshehur ndjenjat e tyre të vërteta.

Po cilat janë gënjeshtrat më të zakonshme që themi gjatë ditës? Ja 20 prej tyre:

Unë jam mirë, nuk kam gjë.

Isha bllokuar në trafik.

Dukesh shumë bukur me këtë veshje.

Kam pirë vetëm një birrë.

Telefoni im u fik.

Nuk kisha si të kontaktoja me ju.

Kënaqësi që të pashë.

Nuk e mora kurrë mesazhin.

Do të të telefonoj unë menjëherë.

Nuk kushtoi aq shumë.

Ishte me ulje.

Jam rrugës, po vij.

Faleminderit, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë.

Je dobësuar.

Ua, nuk ke ndryshuar fare!

Kjo është ëmbëlsira e fundit, nuk ha më!

Kam plane për nesër.

Nuk të pashë fare.

Më dhemb koka shumë.

Unë kurrë nuk do të të gënjej.

Po ju, e gjetët veten te ndonjëra prej tyre?

(Kosova Sot Online)