8 mënyra të thjeshta për të dalluar parfumin origjinal!

  • A.P /
  • 10 July 2022 - 16:58
8 mënyra të thjeshta për të dalluar parfumin origjinal!

Të blini një parfum të shtrenjtë dhe më pas ta kuptoni se është në fakt thjesht imitim i origjinalit, është zhgënjyese. Ndonjëherë mund të jetë shumë e dëmshme edhe për shëndetin tuaj.

Ja  cilat janë disa nga mënyrat që të mund të zgjidhni parfumin 100% original.

Kontrolloni kutinë

Parfumet origjinale zakonisht kanë celefon mjaft të trashë dhe të palosur në mënyrë të përsosur në mënyrë që të mund të ngjitet fort në kuti. Celefoni i mbështjellë në mënyrë të gabuar, nga ana tjetër, është një shenjë treguese e parfumeve false.    

 

Kartoni

Paketimi i vërtetë është bërë nga kartoni me cilësi të lartë dhe është krijuar për të mbrojtur shishen nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse brenda kutisë ka një konstruksion të veçantë që e mban shishen e parfumit në vend. Kartoni duhet të jetë i bardhë, jo gri.

 

Etiketat dhe shkrimi

Shikoni rrethin e artë. Shigjeta që tregon djathtas duhet të jetë gjithmonë më e errët se shigjeta që tregon majtas.  Kur blini një parfum, mos hezitoni të kontrolloni faqen e internetit të prodhuesit për të parë nëse informacioni i publikuar atje përputhet me atë që është dhënë në paketim. Edhe mospërputhja më e vogël është shenjë e falsifikimit.

 

Dizajni

Duke parë nëpër raftet e dyqaneve të parfumeve, ne mund të shohim parfume që duken çuditërisht të ngjashme në pamje dhe aromë me disa prej parfumeve më të mira. Ky truk i thjeshtë i lejon prodhuesit të mbrohen nga proceset gjyqësore. Pra, mos harroni të kontrolloni me kujdes shishen e parfumit përpara se ta blini atë.

 

Ngjyra e parfumit

Markat e famshme nuk përdorin shumë bojë në produktet e tyre, kjo është arsyeja pse ngjyra e parfumit origjinal është zakonisht e zbehtë. Ngjyra e fortë e një lëngu është shenjë e një parfumi fals.

 

Kapaku i parfumit

Kapaku i një parfumi origjinal duhet të jetë krejtësisht simetrik.

Numri serial duhet të tregohet në fund të shishes (dhe jo i ngjitur!).  Numri i serisë në shishe duhet të përputhet me numrin në fund të kutisë.

 

Shishja

Një parfum origjinal do të ketë një shishe me cilësi të lartë me një sipërfaqe të lëmuar. Shishja e një parfumi fals është paksa e ashpër dhe e konturuar.

Nga paketimi deri te kapaku i shishes, çdo detaj i një parfumi origjinal është menduar. Megjithatë, nëse kontrolloni tërësisht një parfum fals, do të gjeni shumë papërsosmëri. Me siguri tani po vraponi të shihni parfumet tuaja. 

(Kosova Sot Online)