Çfarë është acidi hialuronik dhe si ndihmon ai në përmirësimin e lëkurës tuaj?

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 09:58
Çfarë është acidi hialuronik dhe si ndihmon ai në përmirësimin e lëkurës tuaj?

Acidi hialuronik bën mrekulli për trupin dhe ka shumë përfitime. Por cilat janë përfitimet e acidit hialuronik?

E mban lëkurën të hidratuar

Acidi hialuronik ka si veti ruajtjen e ujit. Për të qenë më të saktë, vetëm një çerek lugë çaji me acid hialuronik mund të mbajë diku tek katër litra ujë. Prandaj, acidi hialuronik është një nga trajtimet më të zakonshme në kremrat, pomadat dhe serumet hidratuese.

Redukton rrudhat

Acidi hialuronik, duke mos lënë mbrapa dhe retinolin, është një ndër substancat më të mira kundër plakjes. Vetitë e tij ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës dhe gjithashtu ndihmojnë zonat e dëmtuara të lëkurës të shërohen sa më shpejt me shenja minimale.

A është i sigurt acidi hialuronik?

Po. Reaksionet ose efektet anësore nga acidi hialuronik janë të rralla. Pjesa më e mirë është se substanca të tjera ose vitamina si retinoli nuk ka gjasa të përdoren nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ndërsa acidi hialuronik mund të përdoret gjatë gjithë këtyre fazave pa asnjë komplikim.

A mund ta përzieni acidin hialuronik me produkte të tjera?

Kombinimi i acidit hialuronik me ingridientë të tjerë mund të ketë disa efekte anësore. Kështu që qëndroni sa më larg produkteve të tjera nëse jeni duke e përdorur acidin hialuronik.

(Kosova Sot Online)